Vjen alarmi: Një këshilltar i Thaçit në aksion për tregti me territorin e Kosovës

Aktuale

Vjen alarmi: Një këshilltar i Thaçit në aksion për tregti me territorin e Kosovës

Nga: N.H Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 21:43
Hashim Thaçi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se një këshilltar i Presidentit është në aksion për të propaganduar projektin e shefit të tij për tregti me territorin e Kosovës.

Hoti thekson se me këtë që po bëjnë e kanë të kotë t'i realizojnë qëllimet e tyre. 

Ndërsa, Hoti shton se problemi është se po këta të fundit po marrin paga të larta nga shteti i Kosovës e po punojnë kundër shtetit të Kosovës

Image
Avdullah Hoti

“Sonte një këshilltar tjetër i Presidentit qenka në aksion për të propaganduar projektin e shefit të tij për tregti me territorin e Kosovës. Kot e kanë. Por, problemi është se po marrin paga të larta nga shteti i Kosovës e po punojnë kundër shtetit të Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Ky reagim i Hotit vije pasi këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Ardian Arifaj, ka thënë se Mitrovica dhe Trepça nuk do të preken kurrë.

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Ardian Arifaj, ka thënë se Marrëveshja me Serbinë për Kosovën ka kuptim vetëm nëse i sjell njohje dhe ulëse në OKB.

Arifaj deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje e cila prek dhe cenon ndonjë pikë strategjike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat