Pse do të vijnë njerëzit e Trumpit nesër në Prishtinë? Tregon këshilltari i Thaçit

Aktuale

Pse do të vijnë njerëzit e Trumpit nesër në Prishtinë? Tregon këshilltari i Thaçit

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 22:18
Ardian Arifaj

Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar se përse do të vijnë të mërkurën në Kosovë dy njerëz të rëndësishëm të presidentit amerikan, Donald Trump.

Arifaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se John Erath dhe William Berkley – nga departamenti për Çështje të Evropës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – pritet të qëndrojnë në Prishtinë për diskutime me krerët e shtetit për dialogun Kosovë-Serbi.

“Fokusi i vizitës është dialogu”, ka deklaruar Arifaj. “Vazhdimi i dialogut është qëllimi i vizitës”, është shprehur ai.

Me krerët e shtetit, sipas Arifit, zyrtarët amerikanë do të bisedojnë për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Erath dhe Berkley kanë qëndruar dy ditë në Beograd. Delegacioni amerikan është takuar të hënën me kryediplomatin serb, Ivica Daciq.

Mediat në Serbi raportojnë se me këtë delegacion është diskutuar domosdoshmëria për të vazhduar dialogun mes Kosovës e Serbisë, pas heqjes së taksës ndaj produkteve serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat