Dodik: Nëse Kosova ka drejtë të shkëputet, ka edhe RS dhe kroatët në BiH

Aktuale

Dodik: Nëse Kosova ka drejtë të shkëputet, ka edhe RS dhe kroatët në BiH

Nga: F. B. Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 23:37
Milorad Dodik

Presidenti i kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka deklaruar se zgjidhja e çështjes së Kosovës do të reflektoj edhe në Republikën Srpska, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas Dodik, nëse "Dikush fiton të drejtë të thotë se ka marr vendim për shkëputje të Kosovës nga Serbia, pse këtë të drejtë mos ta kenë tjerët. Nëse dikujt i pranohet kjo e drejtë, ne mendojmë se mund të thirremi edhe ne në atë të drejtë", ka thënë Dodik.

Ai theksoi se RS me vendimin e Kuvendit të saj "në atë moment që Kosova ka shpallur pavarësinë", ka thënë se kur Kosova të bëhet pjesë e OKB-së kjo nënkupton të drejtën e RS të ndahet.

Dodik vlerëson se në ato rrethana " as kroatët e Bosnjës nuk do lëshojnë ratsin të ndahen, ndërsa boshnjakët do të kuptojnë se kjo është më e mira të ta”.

Ai mendon se nuk mund të ketë luftë në Bosnje, sepse ushtria edhe policia “SIPA” menjëherë do “shkatërrohen” ndërsa policia kantonale mund të ruaj kufijtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat