Deputetja e LDK-së paralajmëron luftë nëse preken kufijtë e Kosovës

Aktuale

Deputetja e LDK-së paralajmëron luftë nëse preken kufijtë e Kosovës

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 08:34
Deputetët e LDK-së

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka kundërshtuar planin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë.

Gaxherri ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Thaçi “ka hyrë në pazare shumë të rrezikshme me Serbinë, me Rusinë, dhe me Mogherinin në BE”.

Sipas Gaxherrit, Thaçi po punon çdo ditë për ta realizuar planin e tij, që sipas saj, do të sillte ndarjen e Kosovës.

Prekja e kufijve, ka vlerësuar Gaxherri, do ta hapte “Kutinë e Pandorës”.

Plani i Thaçit është “rrezik shumë i madh për Kosovën, dhe kjo gjë duhet të mbyllet një herë e përgjithmonë”, ka deklaruar deputetja e LDK’së. 

Luftë mund të shkaktohet nëse hapet tema e kufijve, ka parashikuar Gaxherri në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat