Njerëzit e Trumpit vijnë sot në Kosovë: Kërkohet pezullimi i taksës para sanksioneve të reja

Aktuale

Njerëzit e Trumpit vijnë sot në Kosovë: Kërkohet pezullimi i taksës para sanksioneve të reja

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Dy zyrtarë tepër të rëndësishëm në Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilët janë Këshillin Kombëtar për Punë të Evropës në Qeverinë e Presidentit Donald Trump, do të vizitojnë sot Kosovën për të bërë kërkesën e fundit për pezullimin e taks dhe fillimi e dialogut me Serbinë.

John Erath, kryshefi për çështjet evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikane dhe William Berkley, drejtori i Punë të Evropës në Këshillin Kombëtar priten që sot të kenë takime me liderët e Kosovës.

Media mësojnë se se Erath dhe Berkley do t’i japin mesazhe të qarta Qeverisë në lidhje me pezullimin e taksës dhe fillimin e dialogut për të arritur marrëveshjen finale me Serbinë.

Erath dhe Berkley do të bëjnë përpjekjen e fundit Qeverisë dhe Kryeministrit Haradinaj për pezullimin e taksës, para se të ndërmarrin hapa të tjerë në lidhje me mosplotësimin e kërkesave të kërkuara nga SHBA’të.

Dy zyrtarët amerikanë do të kenë kërkesa të qarta në lidhje me taksën dhe dialogun, kërkesa këto që dalin nga Departamenti i Shtetit amerikan dhe zyrja e Presidentit të SHBA’së, Donald Trump.

Ky delegacion i Shtëpisë së Bardhë vjen pas takimit në Beograd që kishin me zyrtarë serbë atje, për t’u dakorduar që dialogu të nisë dhe të arrihet marrëveshja finale mes dy vendeve.

Lajmin për ardhjen e zyrtarëve të SHBA’së në Kosovë e kanë konfirmuar edhe Presidenca e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat