Haradinaj: Vrasësit e vëllezërve Bytyqi ta marrin dënimin e merituar

Aktuale

Haradinaj: Vrasësit e vëllezërve Bytyqi ta marrin dënimin e merituar

Nga: A.Zh Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 09:37
Ramush Haradinaj dhe Ilir Bytyqi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ka dhuruar Medaljen Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, përfaqësuesit të familjes Bytyqi.

Haradinaj ka thënë se në thelb të sakrificës së vëllezërve Yll, Mehmet dhe Agron Bytyqi, të vrarë nga forcat serbe, qëndron dimensioni i vërtetë i luftës për Kosovën, përcjell Bota sot.

Ai ka shprehur përkrahjen e parezervë të Qeverisë dhe shtetit të Kosovës në betejën e dytë për ta çuar drejtësinë në vend për krimin e dëshmuar dhe vrasësit ta marrin dënimin e merituar.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Në thelb të sakrificës së vëllezërve Bytyqi, të vrarë nga forcat serbe, qëndron dimensioni i vërtetë i luftës për Kosovën. Heronjtë e Kosovës, Ylli, Mehmeti dhe Agroni braktisën jetën e ndërtuar në ShBA, duke u bërë pjësë e Batalionit “Atlantiku”, për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut. Familja Bytyqi e ka përkrahjen e parezervë të Qeverisë dhe shtetit të Kosovës në betejën e dytë për ta çuar drejtësinë në vend për krimin e dëshmuar dhe vrasësit ta marrin dënimin e merituar. Ilirit, duke i shprehur konsideratat më të larta për kontributin e çmuar të vëllezërve të tij për liri, i dhurova Medaljen Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

RH

Image

Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat