Bilall Sherifi luan liderin dhe del kundër SHBA-së: Taksa as nuk duhet të hiqet e as të suspendohet

Aktuale

Bilall Sherifi luan liderin dhe del kundër SHBA-së: Taksa as nuk duhet të hiqet e as të suspendohet

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 10:12
Bilall Sherifi

Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka dalë sot kundër qëndrimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke thënë se taksa as nuk duhet të hiqet as të suspendohet.

Duke kujtuar kërkesat e SHBA’së që taksa të suspendohet përkohësisht nga Qeveria e Kosovës që t’i hapet rrugë dialogut me Serbinë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve, këtyre kërkesave nga NISMA po u del kundër Bilall Sherifi.

Sherifi ka thënë se çështja e taskës duhet të mbetet, ai po kërkon që taksa as mos të hiqet dhe as mos të suspendohet siç është kërkuar nga SHBA’ja dhe miqtë e tjerë ndërkombëtarë.

AI e ka ftuar spektrin politik për bashkim në çështjen e taksës ndaj produkteve serbe, ai këtë po e arsyeton se baskimi politik për taksën do ta zmbrapste presionin sikurse ka ndodhur me “Trepçën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat