Cakaj flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Aktuale

Cakaj flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:01
Cakaj dhe Rama

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj në një takim me homologun maqedonas, Nikolla Dimitrov ka folur rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Cakaj tha se Shqipërisë i takon ta mbështesë pozicion e Kosovës në këtë proces.

Ai tha se Shqipëria ka një rol mbështetës për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Konsiderojmë se çdo marrëveshje Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë, që siguron perspektivë evropiane dhe ulëse në OKB për Kosovën”, tha Cakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat