Fidane të reja, nëpër disa rrugë të kryeqytetit

Aktuale

Fidane të reja, nëpër disa rrugë të kryeqytetit

Nga: K.M Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 11:02
Pamje nga terreni

Sot, gjatë ditës Drejtoria për Parqe në kuadër të Komunës së Prishtinës ka filluar të mjellë rrethë 300 fidane të reja nëpër disa rrugë të qytetit, me qëllim të përmirsimit ndër të tjera edhe të ajirt.

Rrethë këtij aksioni përmes facebook-ut, ka njoftuar drejtoresha në drejtorinë e parqeve të Komunës së Prishtinë Fatime Hajradi.

 

Ja postimi i plotë i saj në facebook.

Kanë filluar mbjelljet e fidanëve të rinj për sezonin pranveror nga llojet e drunjëve catalpa bignonoides dhe platanus acerifoglia. Mbjelljet po bëhen në hapësirën tek Rruga B, varrezat myslimane në lagjen Arbëria dhe tek Posta e vogël në lagjen Bregu i Diellit. Deri në fund të javës, nga Ndërmarrja Publike “Hortikultura” priten të mbillen rreth 300 fidanë. Planet operacionale të gjelbërimit do të vazhdojnë këtë sezon në katër anët e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat