Pacolli reagon për vrasjen në Prishtinë: Jam i shokuar!

Aktuale

Pacolli reagon për vrasjen në Prishtinë: Jam i shokuar!

Nga: N.H Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 12:29
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar për vrasjen e një 27 vjeçari në Prishtinë, përcjell "Bota sot".

Pacolli thotë se kjo dhunë vdekjeprurëse duhet të përfundojë. Ai ndër tjerash ka shprehur ngushëllime për familjarët e të ndjerit.

 “Një vrasje ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë. Jam i shokuar nga kjo gjakftohtësi. Një javë më parë në Ferizaj, tani në Prishtinë. Kjo dhunë vdekjeprurëse duhet të përfundojë! Ngushëllimet e mia të thella familjes”, ka shkruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat