Ramadani: Verifikimi i Sigurisë është obligim ligjor për Sigurinë Kombëtare

Aktuale

Ramadani: Verifikimi i Sigurisë është obligim ligjor për Sigurinë Kombëtare

Nga: Z.B. Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 12:45
Burim Ramadani

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar  për Vettingun, si një obligim për Sigurinë Kombëtare, përcjell “Bota sot”.

Ai ka shkruar se,
në shërbim të forcimit të Sigurisë Kombëtare, Verifikimi i Sigurisë është obligim që parashihet për të gjithë, sipas nevojës së detyrës zyrtare.

Postimi i plotë:

Verifikimi i Sigurisë (Vettingu) është obligim ligjor për Sigurinë Kombëtare

Në shërbim të forcimit të Sigurisë Kombëtare, Verifikimi i Sigurisë është obligim që parashihet për të gjithë, sipas nevojës së detyrës zyrtare.
Për të zgjedhurit dhe të emëruarit politik, profesionistët, zbatuesit dhe interpretuesit e ligjit, po ashtu. Pra, edhe politikanët, edhe profesionistët, edhe stafi profesional e mbështetës.
Këtu bëjnë përjashtim vetëm tre udhëheqësit kryesor të shtetit.

Askush tjetër.
Të gjithë të tjerët duhet të kalojnë në Verifikim, ashtu siç e përcakton ligji për Klasifikimin e Informacionit dhe Verifikimin e Sigurisë.
Kjo kontribuon në garantimin e sigurisë kombëtare.

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat