Vuçiq: Pas 45 ditësh marrim një vendim të rëndësishëm për Kosovën

Aktuale

Vuçiq: Pas 45 ditësh marrim një vendim të rëndësishëm për Kosovën

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 13:19
Aleksandar Vuçiq

“U kërkova përfaqësuesve serbë të mos i përgjigjem kërkesës së tyre sot, por do ta bëjë këtë brenda 45 ditëve pas takimit me presidentin e Kinës Xi Jinping. Dua të flas së pari me të gjithë udhëheqësit më të rëndësishëm në botë, sepse nëse një veprim ofansivë nga Prishtina vazhdon, do të jemi në një situatë të pashpresë”, tha Vuçiq.

Presidenti serb deklaroi se serbët në Kosovë janë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, si në vitin 2008 dhe 2004.

“Policët shqiptarë hynë në territorin e komunës së Zubin Potokut dhe konfiskuan një kamion nga transportuesi serb. Në dy ditët e ardhshme pritet të pranohet statuti i ri i Trepçës, që do të shkaktojë bllokim, pasi që Trepça është regjistruar si Unmik Trepça. Ata duan të bllokojnë llogarinë dhe të shkatërrojnë Trepçën. Kjo do të thotë se 2.400 njerëz do të mbesin pa punë, që veriu i Kosovës mbetet pa frymë në kuptimin ekonomik të fjalës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat