Millaku kërkon nga ministri Reqica të ketë mbështetje financiare për personat që humbin jetën në vendin e punës

Aktuale

Millaku kërkon nga ministri Reqica të ketë mbështetje financiare për personat që humbin jetën në vendin e punës

Nga: Z.B. Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 13:31
Drita Millaku

Drita Millaku, deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka shkruar për komisionin për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe kërkesat e saj drejtuar ministrit Reqica, përcjell “Bota sot”.

Ajo në mbledhjen këtij komisioni ka kërkuar nga ministri Reqica , mbështetje financiare të personave  që humbin jetën në vendin e punës, gjithashtu ajo ka thënë se qeveria disa raste i ka mbështetur, sepse Qeveria disa nga rastet të tilla i ka mbështetur financiarisht si rasti Daci?

Millaku ka kërukar që reformat e skemave pensionale nuk është e unifikuar dhe përmban tendenca diskriminuese ndërmjet kategorive të ndryshme pensionale si rasti i gëzimit të pensionit bazë dhe atij invalidor, raste të tilla kemi mjaft, cilat janë hapat të cilat duhet të ndërmerrni?

Postimi i plotë:

Në komision për Shëndetsi Punë dhe Mirëqenie Sociale , ministrit Reqica çështjet të cilat i ngrita ishin të shumta por po i përmendi vetëm disa:
1. Kërkova mbështetje financiare të personave, si rasti i humbjes së jetës i të riut 22 vjeçar dhe rastit të fundit të tragjedisë në fshatin Zhur. Sepse Qeveria disa nga rastet të tilla i ka mbështetur financiarisht si rasti Daci?
2. Reforma e skemave pensionale nuk është e unifikuar dhe përmban tendenca diskriminuese ndermjet kategorive të ndryshme pensionale si rasti i gëzimit të pensionit bazë dhe atij invalidor, raste të tilla kemi mjaft, cilat janë hapat të cilat duhet të ndërmerrni?
3 Cilat janë veprimet konkrete të cilat i keni marrë si ministri për të parandaluar shkeljet flagrante të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, ku kemi edhe vdekje në vendin e punës?
4. A mund të na jepni informacione se sa janë efikase entet e punësimit për t'i ofruar vende pune të rinjëve të cilët për çdo ditë po migrojnë jashtë vendit?

 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat