Thaçi priti përfaqësuesin e OSBE-së për lirinë e mediave

Aktuale

Thaçi priti përfaqësuesin e OSBE-së për lirinë e mediave

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 15:35
Hashim Thaçi

Thaçi i ka falënderuar përfaqësuesit e OSBE-së për investimet në dy dekadat e fundit në promovimin e lirisë së shprehjes dhe zhvillimin e mediave në Kosovë.

“OSBE-ja ka investuar në shumë programe për zhvillimin e demokracisë në Kosovë, përmes trajnimeve të gazetarëve dhe promovimin e lirisë së shprehjes”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e mediave, Harlem Désir, ka theksuar se kjo organizata do të vazhdojë të mbështes Kosovën në promovimin e lirisë së shprehjes.

Presidenti Thaçi shtoi se OSBE-ja e ka mbështetur Kosovën në të gjitha fushat dhe institucionet shtetërore janë shumë mirënjohëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat