Ministria e Mbrojtjes: Procesi i testimit për rekrutë do të fillojë nga 04 marsi

Aktuale

Ministria e Mbrojtjes: Procesi i testimit për rekrutë do të fillojë nga 04 marsi

Nga: Z.B. Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 15:56
Foto

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, të Ministrisë së Mbrojtjes kanë bërë të ditur  se kur do të mbahet testi për ata që kanë konkurruar për rekrutë, përcjell “Bota sot”.

Në njoftim thuhet se, testimi i kandidatëve do të bëhet sipas orarit të testimit, i cili do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht në adresën: www.mksf-ks.org,

Njoftimi i plotë:


Njoftim kandidatëve që kanë aplikuar për rekrutë të FSK-së
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës i njofton të gjithë kandidatët që kanë konkurruar për rekrutë /OR1 të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në konkursin e shpallur më: 11.02.2019, e të cilët i përmbushin kriteret e përgjithshme të konkurrimit, se procesi i testimit do të fillojë nga data 04 mars 2019. Testimi i kandidatëve do të bëhet sipas orarit të testimit, i cili do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht në adresën: www.mksf-ks.org, nga data 01 mars 2019. Ministria e Mbrojtjes ju uron suksese të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në procesin e testimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat