Thaçi të shkoj vullnetarisht në Gjykatë Speciale dhe të përballet me akuzat e Dik Martyt, për këto arsye

Aktuale

Thaçi të shkoj vullnetarisht në Gjykatë Speciale dhe të përballet me akuzat e Dik Martyt, për këto arsye

Nga: N.Sh Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 16:31
Hashim Thaçi

Emri i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në raportin e Dik Martit, lakohet plotë 26 herë, andaj Thaçi, duhet që vet të shkojë në Gjykatën Speciale dhe të përballet me akuzat kundër tij.

Kështu ka vlerësuar ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali.

Përmes një postimi në Facebook, Tali pohon se, Thaçi duhet të shkoj që ta pastroj vetën, UÇK-në dhe të bëjë padi kundër Martit për shpifje, por ta dokumentoj se Serbia ishte ajo që ka bërë krime në Kosovë.

Ja postimi i plotë:

Hashim Thaçi nuk duhet pritur thirrje nga Gjykata Speciale por duhet të shkojë atje vullnetarisht për t'u përballur me akuzat e Dik Martit.

Arsyjet janë të shumta.

Ajo kryesorja është se emri i tij, si udhëheqës i krimit, lakohet më së shumti në Raportin e Martit, plotë 26 here.

Ky fakt ka bërë që shumica e qytetarëve të Kosovës (edhe përtej) ta kemi bindjen se të gjitha këto manovra politike, që z Thaçi po i bënë, janë prej presionit dhe shantazhit (nga Serbia) që ka nga ajo gjykatë (pra, për ta ruajtur lëkurën e tij e jo për "pro bono publico"). Këtë e thënë privatisht edhe ata të cilët publikisht kinse e përkahin z. Thaçi në këto iniciativa si bie fjala për ndarje/korrigjim të kufijëve.

Shkuarja e tij vullnetaritsht në Gjykatë për t'u ballafaquar me akuzat (shpifje), do t'ia jepte rastin z. Thaçi që ta mbajë edhe atë premtimin e para shumë viteve, që e pati dhënë, për padi ndaj Martit për shpifjet që i pati bërë në Raportin e tij.

E mbi të gjitha, fakti se ka mëse 20 vite që z Thaçi paraqitet si paragon i UÇK'ës, e oligon ate që të shkojë vullnetarisht në Gjykatën e Hagës, për t'u balafaquar me akuzat e Martit, sepse ato akuza ka kohë që Serbia po i keqpërdorë medialisht.

Pra, ta pastrojë veten por edhe luftën e pastër të UÇK'ës, dhe njëkohësisht ta padisë Dik Martin për të gjitha ato shpifje, dhe edhe njëhere botërisht ta dokumentojë se Serbia ishte ajo që bëri krime në Kosovë dhe jo anasjelltas siç pretendohet.

Pastaj mund t'i kthehet krenar skenës politikës të Kosovës.

Derisa nuk e bënë një gjë të tillë, për shumë nga ne, z. Thaçi ngelë një politikan shumë i dyshimtë që nuk i zëmë besë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat