I riu që u vra në Prishtinë la pas vetës gruan dhe tre fëmijë

Aktuale

I riu që u vra në Prishtinë la pas vetës gruan dhe tre fëmijë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:18
I vrari A.J

I vrari A.J në rrugën “ Haxhi Zeka” në Prishtinë ka lënë pas vete gruan dhe tre fëmijët.

Bëhet e ditur se viktima ka jetuar në Hamburg të Gjermanisë.

Ngjarja tragjike që ndodhi në lagjen Kolovicë, konkretishtë në rrugën “ Haxhi Zeka” në Prishtina, ka tronditur banorët e kësaj pjese të kryeqytetit.

Deshmitarët të cilët kishin qëlluar në vendin e ngjarjes në momentin kur u vra i riu në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, thanë se viktima u qëllua me armë brenda veturës së tij, dhe pas plagëve të marra viktima doli nga automjeti i tij, ku si pasojë nuk mundi të mbijetojë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke zhvilluar një operacion për gjetjen e personit i cili dyshohet për vrasjen e një 27-vjeçari sot në Prishtinë. Në kërkim të të dyshuarit janë bastisur tri lokacione të ndryshme ku mendohet se ai ka mundur të fshehet për t’i ikur policisë.

Jashari ka qenë emër i njohur për dëshmitarët, të cilët kanë thënë se i njëjti ka pasur edhe disa plumba në trup, si pasojë e trazirave të vitit 2004.

Përmes një komunikate për media, policia bën të ditur se janë duke punuar për zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. Ndërkaq theksohet se janë duke intervistuar persona të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë rast.

Image

“Aktualisht jemi në fazën preliminare të hetimit të rrethanave të këtij rasti dhe po ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë këtë rast, përfshirë këtu edhe intervistimin e cilitdo person, që në një ose mënyrë tjetër mund të jetë i implikuar në rast”, thekson policia.

Ndërkaq deri më tani policia ka kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme ku mendohet se i dyshuari mund të jetë fshehur për t’iu shmangur policisë.

“Ndërkohë që është zgjeruar rrethi i hetimit janë kryer tri operacione të bastisjeve në lokacione të ndryshme ku dyshohet se i dyshuarit mund të jetë fshehur për t’iu shmangur arrestit policor. Të njëjtin policia e ka shpallur në kërkim policor dhe po punon për kapjen e tij”, theksohet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat