Vuçiq dhe Mekalister flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Vuçiq dhe Mekalister flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Nga: F. B. Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:30
Aleksandar Vuçiq dhe Dejvid Mekalister

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar delegacionin e Parlamentit evropian të kryesuar nga Dejvid Mekalister që është edhe raportues i Serbisë në BE, me të cilin është diskutuar situate aktuale, çështja e vazhdimit të dialogut dhe rruga euroatlantike e Serbisë, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Në kumtesën e zyrës së mediave të presidencës pas këtij takimi thuhet se Vuçiq dhe delegacioni kanë diskutuar për rrugën evropiane të Serbisë, agjendën e reformave dhe situatën e përgjithshme në regjion.

Temë e pashmangshme e bisedimeve ishte edhe problem i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, ku të dy bashkëbiseduesit “janë pajtuar se është e  nevojshme dhe domosdoshme që të vendoset një mjedis pozitiv, në mënyrë që të krijohen kushtet për vazhdimin e dialogut”, thuhet në kumtesë.

Në vazhdim të kumtesës thuhet se, presidenti Vuçiq pret nga bashkësia ndërkombëtare të mos heshtë në faktet se shqiptarët nuk kanë realizuar asnjë pikë të marrëveshjes së Brukselit dhe se kanë vendosur taksa jo civilizuese ndaj mallrave serbe, duke ripërsëritur se qëndrimi i Serbisë është se vetëm pasi të hiqen taksat të krijohen kushtet e vazhdimit të dialogut.

Si dihet ky delegacion me të cilën është takuar Vuçiq edhe zyrtarë tjerë në Beograd në ditët në vazhdim do qëndroj edhe në Prishtinë, ku do të takohet me zyrtarë të institucioneve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat