Zyrtarët e lartë amerikanë kërkojnë pezullimin e tarifës

Aktuale

Zyrtarët e lartë amerikanë kërkojnë pezullimin e tarifës

Nga: Bota sot Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:41
Pamje nga takimi, Haradinaj dhe Thaçi me zyrtarët amerikanë

(E plotësuar) - 

Zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara, drejtori për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Erath, si dhe drejtori për Ballkanin në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Brad Berkley po vizitojnë Kosovën ku gjatë ditës kanë zhvilluar një takim të përbashkët me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Sipas një komunikate nga zyra e Presidentit të Kosovës, zyrtarët e lartë amerikanë kanë “përsëritur qëndrimin e qartë të administratës amerikane që taksa duhet të suspendohet me qëllim që të vazhdojë dialogu dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Gjatë takimit, sipas njoftimit, presidenti Thaçi i ka siguruar zyrtarët e lartë amerikanë se "me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë, Republika e Kosovës nuk do t’i rrezikojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe miqësinë me SHBA-në".

“Institucionet shtetërore duhet të ndërmarrin së më shpejt veprime konkrete në përputhje më këshillat miqësore të SHBA-së. Këto vendime duhet të jenë në funksion të ruajtjes dhe forcimit të bashkëpunimit strategjik me SHBA-në dhe me përkushtimin tonë shtetëror për dialog dhe marrëveshje paqësore”, ka thënë presidenti Thaçi, thuhet në komunikatë.

Më herët, edhe Qeveria e Kosovës, njoftoi për takimin, duke cituar kryeministrin Ramush Haradinaj të ketë thënë gjatë takimit se “Kosova është e vendosur për tregti të lirë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshja gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese do të përfshijë edhe rregullimin e kapitullit të tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara para vizitës në Prishtinë qëndruan në Beograd mirëpo nuk kanë dhënë detaje për qëllimin e vizitës. Në bazë të raportimeve të mediave serbe, zyrtarët serb kanë thënë se me delegacionin amerikan kanë biseduar për çështjen e tarifës dhe bisedimeve për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vizita e zyrtarëve të lartë amerikanë vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të pezullohet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës në mënyrë që t’i hapet rruga vazhdimit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj që vjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po kundërshton pezullimin e tarifës përderisa partneri tjetër i koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës që e udhëheq kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka propozuar pezullimin e saj në kohëzgjatje prej 120 ditësh.

****

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas takimit me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se në takim ka theksuar se Kosova është e gatshme për një marrëveshje me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Në takim me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley, së bashku me presidentin e vendit tonë, theksova se Republika e Kosovës është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshme për të forcuar demokracinë dhe institucionet e saj.

Kosova është e gatshme për marrëveshje ligjërisht obliguese që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe Kosovën e 17 Shkurtit 2008. Poashtu, është e gatshme për marrjen e të drejtave dhe detyrimeve të anëtarësimit në NATO, Kombet e Bashkuara, BE dhe organizatat tjera ndërkombëtare dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore.

Kosova është e vendosur për tregti të lirë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshja gjithpërfshirëse ligjërisht obliguese do të përfshijë edhe rregullimin e kapitullit të tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, Kosova mbështetet në vlerat e një shoqërie shumetnike, të bazuar në të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët dhe komunitetet e saj. I mbetemi besnik miqësisë së përhershme dhe bashkërëndimit të politikave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

RH.

Image

Haradinaj largohet nga takimi me zyrtarët amerikanë

Burime të medias kanë mësuar se në takimin që është zhvilluar në zyrën e Presidentit të Kosovës me zyrtarë të lartë të administratës së Trump, nuk ka pasur ndonjë ndryshim të qëndrimit rreth taksës nga ana e Kryeministrit.

Haradinaj ka dalë i pari nga takimi. Ndërkohë që amerikanët dhe Thaci kanë vazhduar të qëndrojnë edhe më tej në Zyrën e Presidentit.

***

Presidenti Hashim Thaçi e ka përfunduar takimin me delegacionin amerikan, pak minuta pasi nga aty u larguar kryeministri Ramush Haradinaj.

Ka përfunduar takimi me njerëzit nga administrata e Trumpit, pak minuta pasi kryeministri e ka lënë takimin.

Media ka mësuar se Haradinaj ka refuzuar të hiqet taksa ndaj produkteve serbe edhe pas këtij takimi.

Haradinaj megjithatë ka refuzuar të flas për media, pasi doli nga Zyra e Presidentit, duke thënë se ‘ju mirëpres nesër”.

Haradinaj largohet nga takimi me zyrtarët amerikanë

Në takim morën pjesë dy zyrtarët amerikanë John Erath dhe Berkley, ndërkaq takimi është duke u mbajtur në presidencë.

Haradinaj është larguar, përderisa takimi po vazhdon edhe më tutje me Thaçin.

Pas takimit, nuk ka pasur asnjë deklaratë për media nga kryeministri i vendit.

I pranishëm në takim nuk ka qenë kryeparlamentari Kadri Veseli.

Delegacioni amerikan ka qëndruar në një vizitë dyditore edhe në Beograd, me ç’rast  është takuar me kryediplomatin serb, Ivica Daçiq.

Nis takimi i krerëve të shtetit me zyrtarët e lartë amerikanë

Ka nisur takimi i krerëve të shtetit me zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë në SHBA.

Dy zyrtarët, John Erath dhe Brad Berkley, janë pritur në zyrën e presidentit Hashim Thaçi.

Aty i pranishëm është edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat