Medalje për oficerët e FSK-së që kryen Akademinë Ushtarake Sandhurst

Aktuale

Medalje për oficerët e FSK-së që kryen Akademinë Ushtarake Sandhurst

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:46
Ruairi O’Connell me oficerët e FSK-së

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama deklaroi se Kosova do të thellojë bashkëpunimin me Britaninë e Madhe, me qëllim që t’iu përgjigjet nevojave në kuadër të zhvillimit të forcës dhe ofrimit të kapaciteteve, duke kontribuar në ruajtjen e paqes në botë.

Ai këto komente i bëri sot në Ministrinë e Mbrojtjes, me ç’rast u ndanë medalje të gjithë oficerëve të FSK-së, të cilët kanë kryer Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së përgëzoi oficerët për arritjet e tyre gjatë studimeve në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst.

“Si rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë, FSK për herë të parë do të dërgojë një oficerë të saj, në detyrën e instruktorit të kësaj akademie të respektuar. Andaj, shfrytëzoj këtë rast që të falënderoj Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, për mundësinë që edhe ne të kontribuojmë në zhvillimin e liderëve të ri”, tha ai. 

Ndërsa ambasadori britanik në Kosovës, Ruairi O’Connell, tha se vendi i tij do të ndihmojë Kosovën me përvojën e saj si shtet në fushën e sigurisë, në mënyrë që këto përvoja të përdoren nga ana e FSK-së.

“Kosova t’i përdorë këto përvoja, sipas nevojës, që oficerët tuaj të përdorin atë lidership, ato mësime, ato marrëdhënie, ato përvoja, që të japin kontributin e vet, dhe ta shkruajnë kapitullin e tyre në historinë e Kosovës”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat