Ish-anëtari i SHIK-ut i shkruan letër Hashim Thaçit: Kush i morri 300 mijë marka dhe e vrau Ramqen, ia përmend emrat me rend...

Aktuale

Ish-anëtari i SHIK-ut i shkruan letër Hashim Thaçit: Kush i morri 300 mijë marka dhe e vrau Ramqen, ia përmend emrat me rend...

Nga: N.Sh Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 19:30
Naim Miftari dhe Hashim Thaçi

Ish-anëtari i SHIK-ut, dhe ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari përmes një letre publike drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, e pyet për shumë vrasje që kanë ndodhur në Kosovë në kohën e luftës dhe pas luftës, dhe pse nuk po u kërkon falje të gjithë familjeve të tyre.

Kjo ka ndodhur, përshkak se, Thaçi së fundmi i ka kërkuar falje dy herë ish luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, për një komunikatë të lëshuar në luftë kundër tij.

Për këtë shkak, Miftari i drejtohet Thaçit dhe i thotë që të dal publikisht e të flet për vrasjet e ndodhura dhe të kërkoj falje.

Ai e pyet edhe për 300 mijë marka që ia kanë marrë Sadri Ramqes dhe pastaj e kanë vrarë.

“Unë për veti nuk dua me më kërkua falje, falja e juaj nuk më bën nder as për intrigat e rrencave tu as për ata horrat mercenaret që ju dhe vëllai i juaj mi keni lëshuar prapa për të na vra, as pse më ke shpallë spiun të ndërkombëtarëve, herë i atij herë i këtij e herë agjent i shërbimeve të huaja sekrete, as pse na keni suspenduar nga policia dhe na keni lanë pa punë mbi 17 vite .

Unë nuk jam tinëzar që vras prapa shpine si ju (këta ju me Lulin tuaj e dini mirë), as dekoratat tua të renegatit nuk dua, por si qytetar i rrezikuar i Kosovës po ju kërkoj herën e fundit prej jush President, tregoju familjeve për djemtë qe ju dhe urdhrat e juaj ja keni mbytë dhe kërkoju falje sa nuk është bë tepër vonë pasi llogaris si ik askush së mundeni mej ikur as ju”, shkruan ndër tjera Miftari në letrën e tij, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë ua sjellim letrën e plotë:

Thaçi ka thënë se kanë ndodhur abuzime të individëve me luftën, me emrin e UÇK-së,

Hashim Thaçi për herë të dytë i kërkon falje Gani Gecit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë i ka kërkuar falje ish-bashkëluftëtarit të tij, Gani Geci, për komunikatën numër 59 të UÇK-së, për ekzekutimin e tij.

Por, nuk përfundon e gjitha me kaq, pasi nga Shqipëria, në një intervistë për media, Thaçi për herë të dytë i ka kërkuar ndjesë Gani Gecit për komunikatën 59 e shkruar.

.....................

President kush tjetër e ka keqpërdor UQÇK e shenjt dhe luftën ma shumë sesa ju dhe klani i juaj i profiterav, hajnisë, grabitjeve dhe i vëllavrasjeve ..!

Letër Hashim Thaçit

President, po të mos kishte filluar të ndihet gjallë Gjykata Speciale, që e sollët ju, sepse e shkatërruat sistemin e drejtësisë në Kosovë, po të kishin arritur vrasësit, që ju i njihni mirë, të vrisnin Gani Gecin, ashtu siç e vranë Besim Dajakun dhe Bekim Kastratin, a do t’i kërkonit falje publike përmes televizorit Gani Gecit dhe familjes së tij? Kurrë, qe besa!

Mbasi paske vendos me u bë burrë i mirë, tregoj familjes së tyre ku janë eshtrat e Behadin Hallaqit e Shaban Shalës? E mandej edhe kërkoju falje, se nuk të kanë pas kurrgjë borxh.

Trego pse u mbyt Ali Uka, zëdhënësi i parë i UÇK-së? Dhe pse nuk po i kërkon falje familjes se tij?

Trego kush e mbyti dhe kush ia mori 300 mijë marka oficerit patriot Sadri Ramqes? Pse nuk po i kërkon falje edhe familjes së tij?

Po familjes të Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Salih Çekut e Ramush Haradinajt pse nuk ju kërkon falje.. Enver Malokun, Ahmet Krasniqin, Smajl Hajdarin, Haki Imerin, Shaban Manen, Ekrem Rexhen, Xhemail Mustafen, Mehe Uken, nipin e Ahmet Delisë, Begun, kush i vrau dhe pse i vrau. E Fetah Rudin dhe Sabri Hamitin kush i plagosi me arme dhe pse?

Për të gjithë këta e besa edhe për Tahir Zemën me djalë, edhe për familjarët e Haradinajve dhe Musajve duhet me tregu kush dhe pse i vrau e i futi në vëllavrasje.

Kërko falje për të gjithë sa nuk është bë tepër vonë se të merr gjumi pastaj ma mirë.

Besoj se një ditë, jo larg, kur në Kosovë do të ketë prokuror përnjëmend do të tregosh para tyre, për krejt të zezat që ia keni bërë popullit tonë dhe Kosovës.

Ke ndejë shlirë deri tash se i ke pas prokurorët kukulla si Ismet Kabashi, jaranin e Adem Grabovcit, Aleksandër Lumezin, Sylë Hogjen e Reshat Millakun, Drita Hajdarin e Kalludrana tjerë...

Unë për veti nuk dua me më kërkua falje, falja e juaj nuk më bën nder as për intrigat e rrencave tu as për ata horrat mercenaret që ju dhe vëllai i juaj mi keni lëshuar prapa për të na vra, as pse më ke shpallë spiun të ndërkombëtarëve, herë i atij herë i këtij e herë agjent i shërbimeve të huaja sekrete, as pse na keni suspenduar nga policia dhe na keni lanë pa punë mbi 17 vite .

Unë nuk jam tinëzar që vras prapa shpine si ju (këta ju me Lulin tuaj e dini mirë), as dekoratat tua të renegatit nuk dua, por si qytetar i rrezikuar i Kosovës po ju kërkoj herën e fundit prej jush President, tregoju familjeve për djemtë qe ju dhe urdhrat e juaj ja keni mbytë dhe kërkoju falje sa nuk është bë tepër vonë pasi llogaris si ik askush së mundeni mej ikur as ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat