Gazmend Islami kërkon të ndiqet penalisht dr. Istref Plakolli

Aktuale

Gazmend Islami kërkon të ndiqet penalisht dr. Istref Plakolli

Nga: N.Sh Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 21:37
Gazmend Islami

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar ashpër Qendrën Emergjente të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Islami thotë se aty është gjendja kautike, ku stafin e kësaj Qendra e ka cilësuar tufë banditësh me në krye dr. Istref Plakollin.

“Nuk mund të mos e përmendi këtu doktorin Istref Plakollin i cili jo vetëm që duhet të largohet nga puna, por duhet të ndiqet penalisht për punën e pistë që e bën”, shkruan Islami transmeton gazeta “Bota sot”.

Lexojeni postimin e plotë:

Tufë banditësh në Emergjencës e Mjekësisë Familjare në Podujevë, me në krye dr. Istref Plakollin!!!

Qytetarë të dashur llapian, meqenëse isha vet si pacient në Qendrën Emergjente në Podujevë, e pash tmerrin dhe tufën e banditëve të mjekëve dhe infermiereve të cilët pa fije turpi jo vetëm që nuk kryejnë punën që duhet ta kryenin si mjekë dhe si epik që e kishin dhanë betimin për të shpëtuar jetën e njerëzve aty më shumë shihej një lojë me fatin e njerëzve.

Nuk mund të mos e akuzoj drejtorinë e Shëndetësisë e cila në Podujevë nuk ka arritur deri më sot asnjëherë të krijojë një bazë të fortë për 100 mijë qytetarët llapian të cilët jo vetëm që nuk i kanë kushtet elementare për tu trajtuar në këto qendra, mirëpo ata poshtërohen nga ekipet bandistike të mjekëve dhe infermierëve të cilët paguhen nga taksat tona.

Nuk mund të mos e përmendi këtu doktorin Istref Plakollin i cili jo vetëm që duhet të largohet nga puna, por duhet të ndiqet penalisht për punën e pistë që e bën.

Gjendja emergjente është kautike, pasi nuk mund të kryhet asnjë mjekim emergjent në Qendrën Klinike Familjare në Podujevë.

Por, për të mos përfshirë të gjithë stafin e mjekëve, këtu duhet përmendur punën e palodhur të doktorit Muhamet Hotit, i cili është shembull për këtë emergjencë.

Prandaj, mjekët bandit si Istref Plakolli dhe banditët tjerë këtu, duhet të largohen nga Qendra Emergjente, për të ua liruar rrugën mjekëve të cilët e çojnë deri në fund betimin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat