Takimi Thaçi-Mustafa: Tradhtia e tretë e radhës...

Aktuale

Takimi Thaçi-Mustafa: Tradhtia e tretë e radhës...

Nga: N.Sh Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 22:26
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Në media po flitet për një takim në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

E kjo ka bërë që të reagoj profesor dr. Binak Maxharraj i cili po e quan tradhti nga Isa Mustafa.

Maxharraj thekson se, diçka po zihet në mes të Thaçit dhe Mustafës, pasi sipas tij, Thaçi po lyp ndihmë për realizimin e idesë së tij për copëtimin e Kosovës.

E këtë e quan tradhti e tretë nga LDK-ja për anëtarësinë e saj.

Ja postimi i plotë:

TRADHETIA E RADHËS SË ISA MUSTAFËS.

Nuk e di së a është në dijeni Kryesia e LDK-së për vizitën e papritur që sot i bani Isa Mustafës në shtëpinë e tij pas bisedës me mysafiret nga SHBA.

Por e di së diçka këtu po përzihet midis Thaçit dhe Ises, sepse Hashim Thaçi si dukët po lypë ndihmë për realizimin e ides së tij për copëtimin e Kosovës. Kështu patë vepru me Isa Mustafën kur e futi në kurthë për Demarkacionit më Malin e Zi i cili po delë se është i montuar. Por, pas pak Thaçi ia futi shkelmin e gjuajti Isën jashtë Qeverisë bile pa e pyet fare.

Si dukët është në pyetje edhe tradhtia e tretë e LDK-së ndaj anëtarëve dhe anëtarësisë së vetë.

Kjo do te ishte tradhtia e fundit e LDK-së, vetëvrasje dhe fundi i sajë në skenën politike,sepse ma askush nuk i beson LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat