Gazmend Halilaj u arrestua në Drenas, i caktohet masa e ndalimit

Aktuale

Gazmend Halilaj u arrestua në Drenas, i caktohet masa e ndalimit

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 22:42
Gazmend Halilaj, (Foto ilustrim nga "Bota sot")

Avokati Gazmend Halilaj nga Drenasi sot ka përfunduar në pranga të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Ai ndonëse u shpall hero nga shoqëria civile për raportim të rastit me vajzën e mitur nga Drenasi, u arrestua me urdhër të Prokurorit të Shtetit nën dyshimin se është i përfshirë pikërisht në skandalin seksual me vajzën nga Drenasi.

Indeksonline nga burimet brenda Inspektoratit Policor të Kosovës ka mësuar se arrestimi i avokatit është bërë pasditen e sotme në Drenas. 

Halilaj ditë më parë ishte intervistuar në IPK me urdhër të prokurorit, mirëpo më pas u la i lirë deri sot pasdite kur të njëjtit iu vendosën prangat.

Avokati sipas IPK-së u arrestua me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”- neni 422, “keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin”- neni 239 dhe veprës penale “frikësim gjatë procedurës penale” nga neni 395 i Kodit Penale të Kosovës.

Bazuar në aktvendimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave tjera sipas Kodit të Procedurës Penale.

Deri më tani në pranga në lidhje me vajzën nga Drenasi kanë përfunduar katër persona: Polici Vesel Veseli, arsimtari Shkelzen Xhekaj, mjeku Fehmi Ahmeti dhe avokati Gazmend Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat