“Hapja e çështjes së kufijve, agjendë e Serbisë”

Aktuale

“Hapja e çështjes së kufijve, agjendë e Serbisë”

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 22:51
Ilustrim

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Kosovës, Burim Ramadani, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për paqe mes dy vendeve.

Ramadani ka thënë në televizionin T7, se hapja e çështjes së kufijve është agjendë e Serbisë.

“Elementet territoriale janë agjenda të Serbisë”, është shprehur Ramadani.

Sipas Ramadanit, prekja e kufijve do të sillte ndarje të Kosovës.

“Ndarja është e kamufluar me fjalën korrigjim”, ka thënë Ramadani.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i gatshëm të diskutojë me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, për një “korrigjim kufijsh” mes dy vendeve.

Idenë e Thaçit e kundërshton fuqishëm shefi i Ramadanit, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat