Takimi Thaçi-Mustafa: Bilall Sherifi e sheh me dyshime

Aktuale

Takimi Thaçi-Mustafa: Bilall Sherifi e sheh me dyshime

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 00:11
Bilall Sherifi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në shtëpinë e tij. Takimi mes Thaçit e Mustafës është zhvilluar në orët e vona të së mërkurës. Këtë takim e kanë konfirmuar edhe zyrtar të LDK’së.

E për këtë takim ka reaguar Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi.  Ai në një status në Facbook ka thënë se për  këtë takim duhet të jepen sqarime.

“Besoj që publiku i gjërë është kurreshtar të mësojë arsyet se pse duhej Thaçi të shkojë që ta informojë kryetarin e LDK-së Isa Mustafa për përmbajtjen e takimit me zyrtarët e SHBA-ve, marrë parasysh faktin se sipas raportimit të mediave po këta zyrtarë do të takohen edhe me përfaqësues të LDK-së!”, ka shkruar ai në Facebook

Ky është postimi i plotë i Sherifit:

“Kryetari i LDK-së Isa Mustafa u informua nga presidenti Thaçi për takimin me dy zyrtarët e SHBA-ve”

Së paku ky ishte sqarimi zyrtar i zëdhënësit të LDK-së Besian Mustafa për takimin e orëve të vona mes tyre!

Besoj që publiku i gjërë është kurreshtar të mësojë arsyet se pse duhej Thaçi të shkojë që ta informojë kryetarin e LDK-së Isa Mustafa për përmbajtjen e takimit me zyrtarët e SHBA-ve, marrë parasysh faktin se sipas raportimit të mediave po këta zyrtarë do të takohen edhe me përfaqësues të LDK-së!

Kjo do të konsiderohej normale poqese zyrtarët e SHBA-ve nuk do ta kishin në agjendë takimin me përfaqësues të LDK-së.

Ditëve në vijim mbetet të shihet se çka tjetër përpos “informatës” mbi takimin në fjalë i ka ofruar Thaçi Mustafës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat