Pas Thaçit dhe Veselit edhe Limaj thikë pas shpine Haradinajt

Aktuale

Pas Thaçit dhe Veselit edhe Limaj thikë pas shpine Haradinajt

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 10:31
Zyrtarët amerikanë përsëri në Qeverinë e Kosovës

(E plotësuar) - Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka folur pas takimit me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley.

Limaj ka thënë se në këtë takim i kanë njoftuar zyrtarët e lartë të shtëpisë së bardhe për punën e deritashme të delegacionit shtetëror.

Ai ka thënë se në këtë takim ka shprehur shqetësimin e Kosovës për sjelljet e shtetit serb në raport me Kosovën dhe ndërhyrjet që cdo ditë Serbia i bën në Kosovë dhe ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley, edhe njëherë paraqiti qëndrimin e njohur amerikan për suspendim të taksës për t’i dhënë mundësi dialogut dhe përkushtimin e SHBA-ve për të parë sa me shpejt një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë e cila do ta mbyllte njëherë e përgjithmonë konfliktin mes dy vendeve”, ka shkruar Limaj në ‘Facebook’.

“Shfrytëzova rastin për thënë se vendimi për taksën ka qenë vendim shtetëror dhe tashmë është e qartë se ka këndvështrime të ndryshme rreth kësaj teme. I sigurova që po punojmë fuqishëm që institucionet e Kosovës rreth kësaj çështje të kenë një qëndrim unik i cili do t’i mundësonte edhe fillimin e dialogut duke marrë parasysh këshillat e miqve tanë amerikanë”, ka shtuar Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot në zyrën e presidentit, ne si Delegacion Shtetëror për Bisedime me Serbinë, u takuam me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley,

Unë shfrytëzova rastin që dy zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë t’i njoftoj për punën e deritanishme të Delegacionit Shtetëror, për parapërgatitjet që po i bëjmë për dialogoun e mundshëm me Serbinë.

Njoftova për përgatitjen e platformës për bisedime e cila, pas miratimit nga ana e institucioneve, është proceduar në Kuvend dhe shpresoj që Kuvendi i Kosovës të diskutojë dhe votojë këtë platformë e cila do ta paraqesë qëndrimin zyrtar të Kosovës në dialogun e ardhshëm me Serbinë.

Gjithashtu shpreha shqetësimin tonë për sjelljen e shtetit serb në raport me Kosovën, ndërhyrjen që çdo ditë Serbia i bën në Kosovë dhe ndaj qytetarëve të Kosovës, pengesat që i bën Kosovës dhe qytetarëve të saj. Përmendëm arsyet që na kanë detyruar ta marrim vendimin për taksën.

Përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley, edhe njëherë paraqitën qëndrimin e njohur amerikan për pezullimin e taksës për t’i dhënë mundësi dialogut dhe përkushtimin e SHBA-ve për të parë sa më shpejt një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë e cila do ta mbyllte njëherë e përgjithmonë konfliktin mes dy vendeve.

Shfrytëzova rastin për të thënë se vendimi për taksën ka qenë vendim shtetëror dhe tashmë është e qartë se ka këndvështrime të ndryshme rreth kësaj teme. I sigurova që po punojmë fuqishëm që institucionet e Kosovës rreth kësaj çështjeje të kenë një qëndrim unik i cili do t’i mundësonte edhe fillimin e dialogut, duke marrë parasysh këshillat e miqve tanë amerikanë.

***

Zyrtarët amerikanë përsëri në Qeverinë e Kosovës

Në oborrin e Qeverisë së Kosovës po vërehet aktualisht prania e disa veturave të zyrtarëve amerikanë.

Media mëson se përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë në takim me delegacionin shtetëror për bisedimet me Serbinë.

Dy zyrtarët amerikanë dje kanë takuar presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj në një takim të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat