GIZ-i gjerman do të mbështesë ATK-në edhe gjatë 2019-ës

Aktuale

GIZ-i gjerman do të mbështesë ATK-në edhe gjatë 2019-ës

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 11:25
GIZ-i gjerman do të mbështesë ATK-në edhe gjatë 2019-es

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj takoi sot përfaqësuesit e Agjencionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH), që në emër të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë zbaton Projektin për Qeverisje të Mirë Financiare në Kosovë, i cili bashkëpunon me Ministrinë e Financave dhe me Administratën Tatimore, si dhe me Kuvendin e Kosovës, përkatësisht Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike.

Në takim prezent ishin znj. Kadri Jõgiste, Udhëheqëse e Projektit dhe zyrtarë të Projektit.

Sipas komunikatës për media nga ATK, qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimit dhe përcaktimi i aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2019 mes ATK-së dhe GIZ-it.

Drejtori Murtezaj falënderoj përfaqësuesit nga Agjencionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH), të cilët kanë përkrahur ATK në shumë projekte, të cilat kanë ndihmuar institucionin në realizimin e shumë prioriteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat