Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë

Aktuale

Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm është vetëdorëzuar i dyshuari në rastin e vrasjes së viktimës A.J., paraditen e djeshme në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

I vetëdorëzuari me iniciale B.Sh., 26-vjeç, i ka dorëzuar policisë edhe një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë.

Përmes një deklarate, policia tha se kishte bastisur 6 lokacione dhe kishte bërë thirrje zyrtare që i dyshuari të dorëzohet gjë që ka shtyrë të njëjtin të bëjë këtë veprim në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Po ashtu nga ana e policisë, është konfiskuar për ekzaminim edhe një veturë e tipit “Citroen”.

“Aktualisht hetuesit policor po kryejnë proceduarat e nevojshme policore, ndërkohë që personit të dyshuar, nga ana e prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat