Në 21 vjetorin e Betejës së Likoshanit dhe Çirezit ngritët lapidari për vëllezërit Sejdiu

Aktuale

Në 21 vjetorin e Betejës së Likoshanit dhe Çirezit ngritët lapidari për vëllezërit Sejdiu

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 12:44
Në 21 vjetorin e Betejës së Likoshanit dhe Çirezit ngritët lapidari për vëllezërit Sejdiu

Në 21-vjetorin e Betejës së Likoshanit dhe Çirezit familjarë, banorë të shumtë të kësaj ane e kryetarë komunash kanë bërë homazhe tek kompleksi i varrezave "Dëshmorët e Çiçavicës 1998-1999".

Në këtë datë e cila shënon edhe fillimin e luftës në Kosovë, u zbulua edhe pllaka përkujtimore për katër vëllezërit Sejdiu të rënë në betejën e Likoshanit dhe Çirezit.

Babi i këtyre katër dëshmorëve, Sheremet Sejdiu sot i kishte hapur dyert e shtëpisë së tij, dhe po priste mysafirë dhe shumë dashamirë që po vinin dhe po e nderonin me rastin e zbulimin e pllakës ku ishin gdhendur emrat dhe fotografitë e djemve të tij.

I lumtur që më në fund pas 21 viteve arriti që të ngritët një lapidar për djemtë e tij, Sejdiu për KosovaPress rrëfeu momentin kur e kishte kuptuar që forcat serbe ia kishin vrarë katër djemtë.

Sejdiu: Nuk e pata lehtë, por m'u desh të jem i fortë

"Kam dëgjuar që janë vrarë të Seferit për djemtë nuk kam ditur asgjë,  derisa kam ardhur tek shtëpia kishin qenë dy persona para meje dhe pas shtëpisë kishin qenë dy të vrarë edhe dy kanë qenë në lug. Katër djemtë e vrarë nuk është lehtë por tash më është dashur të isha edhe më i fortë t'i ruaja të tjerët anëtar se kanë përjetua shumë gruaja dhe reja i kanë parë me sytë e vetë", u shpreh Sejdiu.

Për Sejdiun ngritja e këtij lapidari i cili është bërë me mjete vetanake, ishte një ëndërr dhe sot teksa e sheh të bërë realitet, ndihet shumë mirë.

Njëri nga djemtë e tij të vrarë, Beqiri pas vetës kishte lënë gruan dhe dy fëmijë, e për këtë Sejdiu ndihen i indinjuar me përkrahjen e shtetit ndaj tyre duke thënë se askush nuk i ka ndihmuar.

Sejdiu: E kam rregullua me mjetet e mija

"Jo jo hiq që u rregullua kjo me mjetet e mija vëllai Osmani dhe djali Sheqiri më kanë ndihmuar ....bojsha llaf me nip edhe me re thojsha me mund edhe qata me rregullua edhe me vdek se kam gajle më.... shumë më mirë këtu e kanë dhënë jetën në oborr, i qita në vend temin shumë mirë dhe shumë i kënaqur... Pak i kanë përkrahur vetëm direkt nga unë", tha ky baba i katër dëshmorëve.

Drejtori i Kulturës në komunën e Skenderajt, Ramiz Shala tha se forcat serbe në pafuqi të përballen me ushtarët e komandantit Adem Jashari vranë 24 civilë shqiptar në këtë betejë.

Shala: Forcat serbe morën hak mbi civilët

"Për të shënuar sot betejën e Likoshanit dhe Çirezit, beteja e njohur tashmë tek gjashtë lisat vend ky në mes dy fshatrave Çirez dhe Likoshan, vend ky ku forcat paramilitare serbe në pafuqi për të përballur me rezistencën e ushtarëve të komandantit Adem Jashari kanë marrë hak në trupat civil ku në atë ditë përveç luftëtarëve Rexhepi dhe të tjerëve kanë rënë gjithsej 24 dëshmorë të cilët i kujtuam me pietet", u shpreh ai.

Homazhe tek varrezat e dëshmorëve të Likoshanit dhe Çirezit kanë bërë edhe ish-komandantët e UÇK-së,  Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku.

Lushtaku me këtë rast tha se sot po nderojnë heronjtë e vendit, për të cilët pavarësisht sa është bërë ende ka mundësi të bëhet më shumë.

Lushtaku: Gjithmonë ka vend për t’u bërë më shumë për heronjtë

"Kam ardhur të bëjë nderime për heronjtë e Kosovës dhe për martirët dhe të gjithë ata që kanë rënë në altarin e lirisë, për neve është nder, respekt që vijmë dhe përkulemi para këtyre burrave dhe grave dhe vajzave të këtij vendi...Pavarësisht sa bëhet dhe sa është bërë unë mendoj se gjithmonë ka vend për tu bërë më shumë", ka thënë Llushtaku.

Aktivitetet për shënimin e 21 vjetorit të Betejës se Likoshanit dhe Çirezit u organizuan nga komuna e Drenasit në bashkëpunim me atë të Skenderajt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat