Hoti: Koalicion qeverisës nuk ka fuqi politike

Aktuale

Hoti: Koalicion qeverisës nuk ka fuqi politike

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 12:48
Kuvendi i Kosovës

Seanca ka vazhduar me mungesë të kuorumit për disa projektligje.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se ka bojkotim.

Veseli: Nëse nuk ka votime, mos t’i maltertojmë deputetët e qytetarët

“65 deputet janë në sallë por për hirë të informimit të opinionin publik ne për fat të keq në këtë mandat jemi duke u ballafaquar edhe me një legjitimitet që është i deputetëve dhe grupeve parlamentare për të mos votuar por a mundemi të bëjmë një konsultim se në qoftë se nuk ka votime mos ti maltertojmë deputetët dhe opinionin publik”, tha ai.

Kurse, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se deputetët flasin më së miri nëpërmjet votës tyre.

Hoti: Koalicion qeverisës nuk ka fuqi politike për të votuar ligjet më të thjeshta

“Prej shtatorit e këndej janë këto pika që sjellën nga një seancë në tjetrën, është më se e qartë që ky koalicion qeverisës nuk ka fuqi politike me i qu proceset përpara për të votuar ligjet më të thjeshta. Ne nuk hezitojmë që të konsultohemi por nuk kemi nevojë të konsultohemi sepse ne po flasim përmes votës në këtë kuvend”, tha ai.

Veseli shtoi se ka bojkot por kjo është çështje legjitime.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu akuzoi LDK-në që po ndalin interesin e komunave me mos votimin e projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat