Mark Gjonaj: Kosova dhe Amerika t’i ruajnë raportet – këto marrëdhënie të forcohen

Aktuale

Mark Gjonaj: Kosova dhe Amerika t’i ruajnë raportet – këto marrëdhënie të forcohen

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 12:55
Mark Gjonaj

Anëtari i Këshillit Bashkiak të New York-ut, Mark Gjonaj, ka ritheksuar edhe një herë se duhet ruajtur raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Amerika në Ballkan nuk ka partnerë tjetër përveç Kosovës dhe as Kosova nuk ka partner më të mirë se Amerika. Këto marrëdhënie duhet të forcohen”, ka thënë Gjonaj në një konferencë për media.

Gjonaj tha se qysh nga momenti kur ka ardhur në Kosovë ka ndjerë dashurinë që kosovarët ia kanë ofruar.

Të mërkurën ai ka zhvilluar takime edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat