Haradinaj: Përçarja e madhe për taksën po na shkatërron

Aktuale

Haradinaj: Përçarja e madhe për taksën po na shkatërron

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 15:17
Pamje nga takimi

Emisarët amerikanë, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, drejtori për çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath, si dhe me Drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley, vështirë se do t’ia mbushin mendjen kryeministrit Ramush Haradinaj, që ta heq taksën ndaj Serbisë.

Haradinaj ka thënë se dëshirojnë shpejt, jo veç me pezullua, por me hequr taksën nëse ndodhë njohja reciproke e Kosovës me kufijtë ekzistues.

Haradinaj: Nëse kemi një njohje me kufijtë ekzistues, e heqim taksën

“Nëse kemi një  kontratë se për çka do të merren vesh Kosova dhe Serbia, e që nënkupton njohjen në kufijtë ekzistues të Kosovës dhe që nuk nënkupton një Asociacion të komunave me kompetenca ekzekutive, menjëherë e shqyrtojmë, pra pezullimin heqjen krejt (të taksës). Jemi për por me heq ose pezullua taksën për një proces fare të paqartë se çka nënkupton, do të thotë nuk e shoh që mundemi me bërë këtë. Nuk ka logjikë. Pra, ne jemi bukur në paqartësi, diskutime -diskutime, ‘kemi dëgjuar se ekziston një ide me u marrë vesh me Serbinë, por që janë kompromise të dhimbshme, do të dhemb’. Dikush fol për territore, dikush për kufi. Pra, ne nuk e dimi për çka është fjala. Si popull si Kosovë ne nuk mund të hyjmë në një proces pa krye, ose paqartësi të duhura”, theksoi Haradinaj.  

Këto komente Haradinaj i ka bërë sot pas takimit me përfaqësuesit e bizneseve nga Mitrovica.

Ndërsa, shtoi se përket çështjes së tarifës për Serbinë, përçarja e madhe politike në vend po e shkatërron Kosovën dhe po ia ul pozicionin negociues me palën serbe.

Haradinaj: Përçarja e madhe për taksën po na shkatërron

“Këto që po i flas janë serioze, më mirë me pasur unitet sikur me rastin e Trepçës. Kishte reagime të BE-së dhe të tjerave, por për faktin që ishim unik krejt Kosova dhe folëm me një zë, nuk na nguci kush. Tani sa i përket çështjes së tarifës për Serbinë, përçarja e madhe po na shkatërron edhe po na ul pozicionin negociues që ishte dashur me pasur me Serbinë, po na nxjerr probleme realisht të brendshme… mendoj që është më mirë me heq keq tash si Kosovë nëse është nevoja, me i pagua do pasoja nëse s’bënë pa to, se sa në fund me na qitë dikush një kontratë, një marrëveshje që mere përkrahje ndërkombëtare, por që nuk është në rregull për Kosovën. Çka bëjmë atëherë? Keni parasysh çdo hap i sotëm ndikon te arritja”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj po ashtu tha se sa i përket idesë së bashkimit të Mitrovicës, këto subjektet politike e kanë bërë ndarjen, sepse sipas tij, Kosova duhet të ruhet si tërësi. Madje tha se vështirë  është me kuptua këtë ide.

Kryeministri duke folur për bizneset në Mitrovicë, shpreson që do ketë një përkrahje me një fond ose me anë të granateve për biznese në Mitrovicë.

Haradinaj: Së shpejti ose me një fond të posaçëm dedikuar Mitrovicës

“Shpresoj që së shpejti ose me një fond të posaçëm dedikuar Mitrovicës ose nëpër projekte ekzistuese të granteve do të mundemi me i përkrah. Ndër ta njëri më bëri përshtypje, ishin qift, burrë dhe grua, kishin një biznes të vogël, pesë punëtorë, akull po prodhojshin dhe më tha se: “jam refugjatë, jam i Veriut jetoj në Jug”. më pyeti a ka mundësi me bërë diçka për ne?”, ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj: Përçarja e madhe për taksën po na bën problem

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka takuar përfaqësuesit e bizneseve nga Mitrovica. Ndërsa, pas takimit ka thënë se është dakord me pezulluar taksën sikur të dihej kontrata e bisedimeve dhe dialogut.

Haradinaj pas takimit ka thënë se ishte një takim pune sepse është një gjendje specifike në Mitrovicë.

“Shpresoj se do ketë një fond ose grante për biznese në Mitrovicë”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se kanë një të vështirë të heqin taksin, sepse ende nuk po e dinë çfarë po ndodhë me përbërjen e dialogut.

“Është bukur zor me marrë vendim për heqjen e taksës. Në këtë gjendje të cilën jemi sot është vështirë me marrë një vendim të tillë. Edhe unë jam dakord me u pezullua taksa sikur ta dinim kontratën e bisedimeve dhe dialogut. Nëse kemi një kontratë për njohjen e Kosovës në kufijtë ekzistues, menjëherë shqyrtojmë heqjen e taksës. Jemi bukur në paqartësi për dialogun, sepse nuk e dimi për çfarë është fjalë. Është më mirë me pasur unitet në rastin e Trepçës. Për taksën përçarja e madhe në brendi po na bënë problem”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat