Thaçi kujton Likoshanin dhe Çirezin: Kosova kishte hyrë në rrugën e pashmangshme të imponuar të luftës për liri

Aktuale

Thaçi kujton Likoshanin dhe Çirezin: Kosova kishte hyrë në rrugën e pashmangshme të imponuar të luftës për liri

Nga: Z.B Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 15:26
Hashim Thaçi

Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar  21 vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Çirezit, përcjell “Bota sot”.

Ai thotë se i kujtojnë të gjithë martirët dhe dëshmorët e këtyre dy fshatrave të Drenicës.

“Beteja e UÇK-së te “Lisi Gjashtënjak” me patrullat e policisë serbe ishte fillimi i largimit të shtetit serb nga Kosova. Të nxitur nga humbjet në këtë betejë, makineria policore serbe më pas kishte sulmuar familjet e pafajshme në shtëpitë e tyre”.

“ Kosova tashmë kishte hyrë në rrugën e pashmangshme të imponuar të luftës për liri. Por, vetëm sakrifica gjithëpopullore, rezistenca e UÇK-së dhe orientimi kah vlerat civilizuese perëndimore, bënë që Kosova ta fitojë përkrahjen e botës demokratike, të SHBA-së, BE-së, NATO-s dhe të fitoi lirinë dhe pavarësinë”, shkruan në Thaçi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat