Vuçiq pyet serbët e Kosovës: Pyesni vetën pse ju ftojnë në Ushtrinë e Kosovës?

Aktuale

Vuçiq pyet serbët e Kosovës: Pyesni vetën pse ju ftojnë në Ushtrinë e Kosovës?

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 15:39
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se për Beogradin më e rrezikshme është ajo se Prishtina punon me forcat e sigurisë së Kosovës dhe bënë çdo gjë që serbët të i ketë në Ushtrinë e Kosovës, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota sot”.

“Ky është problemi më i madh për ne. Kanë hyr në Partesh edhe në Pasjan me aktivistët dhe iu kanë premtuar ndërtim të kullave dhe qytete vetëm që serbët të hyjnë në ushtri. Pyes serbët që të mendojnë për këtë, çka mendoni pse ju ftojnë, çka është kuptimi i ushtrisë së Kosovës, përveç që një ditë apo kur ju konvenon të sulmojnë serbët dhe ushtrinë serbe”, ka thënë Vuçiq.

Ai theksoi se Serbia nuk dëshiron që të ndodh ajo që ndodhi në Luftën e parë Botërore, kur serbët nga përtej Savës dhe Danubit në numër të madh merrnin pjesë në anën e okupuesit që kanë vra serbë sepse ishin të detyruar.

Ata që kanë kundërshtuar këtë janë dënuar, shpesh janë vra përkujton Vuçiq.

“Kjo nuk na duhet, nuk na duhet konflikti serbo-serb. A shfrytëzojnë lloje të ndryshme të presioneve të dëbojnë popullin tonë? Këtë e bëjnë qe 50 a 60 vjet. Atë që keni mundur të shihni në Mynhen ata janë mësuar të realizojnë këtë tregim në të cilin gjithmonë janë viktima”, tha ai.

Por nëse krahasojnë numrat dhe shihni a jetojnë më shumë shqiptarë se përpara, shihen s ejani më shumë, ndërsa serbët janë vetëm një e treta sa kanë qenë.

“Kur shihni gjendjen reale dhe rezultatet reale e shini se serbët në masën më të madhe janë dëbuar, por jo shqiptarët, por këtë pak a hiq dëshirojnë të dëgjojnë. Këtu nuk ka dashuri të madhe po interes , interesi i tyre është që Kosova të jetë e pavarur, ajo është fëmija i tyre vendi i tyre”, ka thënë ai.

Serbia është vend i pavarur, nuk është vendi i tyre, është vendi ynë shtoi Vuçiq.

“Në harmoni me këtë edhe sillen, atyre u lejohet të bëjnë çfarë të duan – jo s ejani më të mirë, më të mençur se na, por sepse e konsiderojnë si fëmijë të vetë, sot tinejxher, që duhet të ndihmohet pa marr parasysh çfarë marrina mund të bëjë” tha ai.

Ne duhet të jemi të kthjellur dhe të bashkohemi shprehet ai.

“Kur them këtë nuk mendoj se duhet të bashkohemi me atë që luajnë role si politikanë të mençur, punoni çka të doni...por flas për popullin. Ne duhet të jemi unik, të dimë qëllimet tona dhe të punojmë në mënyrë të qetë, shkallë shkallë, në forcimin ekonomik, me mençuri dhe të kemi një pjesë të taktikës shqiptare që ata kanë shfrytëzuar në vitet 80 të shekullit që shkoi”, përfundoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat