Haradinaj e pranon se Kosova do të ketë pasoja, por nuk e ndryshon mendjen për taksën

Aktuale

Haradinaj e pranon se Kosova do të ketë pasoja, por nuk e ndryshon mendjen për taksën

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 15:48
Ramush Haradinaj

Ai thotë e pranon që më mirë të ketë pasoja tani, se sa ta pranojë një marrëveshje të përkrahur nga ndërkombëtarët por të dëmshme për Kosovën.

Haradinaj, pas takimit me biznese nga Mitrovica, ka sqaruar pozicionin e tij për taksën, duke treguar brengat që ka për një marrëveshje, që sipas tij po e mban në terr.

Ai thotë se sikur të gjithë krerët shtetërorë të kishin qëndrim të njëjtë kundër taksës, sikurse që kishin për ushtrinë, atëherë mbajtja e kësaj tarife do të pranohej nga ndërkombëtarët.

“Për taksën përqarja e madhe po na shkatërron edhe po na e ulë pozicionin negociues. Sikur të kishim qenë bashkë që Serbia s;mund të shet te ne pa na njoftë, jam i bindur se do të kishim një gjendje tjetër. Ma mirë është me hjek keq tani si Kosovë, me i pas do pasoja sesa me na qit keq një marrëveshje që merr përkrahje ndërkombëtare po qe s’është e mirë për Kosovën. Cka bëjmë atëherë”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit edhe pas takimit me një delegacion të lartë amrikan që po qëndron në Prishtinë, ka thënë se është shumë e rëndë të hiqet taksa kur nuk dihet se cka e pret dialogun mes Kosovës e Serbisë dhe për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.

“E kemi shumë të vështirë marrjen e një vendimi që do të lidhej me pezullimin e taksës sepse plot paqartësi. Na nuk po e dimë për çka është fjala. A është fjala për një proces të dialogut që e kemi pa deri tani, pra kur ftohen në takime edhe e kemi pa që ai proces realisht na ka dëmtu. Apo, është fjala për arritjen e një marrëveshjeje që ne nuk e kemi pa edhe nuk e dimë se cka është”, është shprehur Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, taksa po perdoret si garant për ta siguruar rrugën e vendit, të cilën Haradinaj vetëm sot e ka quajtur të errtë.

“Është vështirë të marrin vendim në terr, e mos ta dimë se ku po e qesim këmbën. Ne dëshirojmë që sa më shpejt, jo të pezullojmë, por ta heqim taksën në kuadër të një kontrate për njohje reciproke, ku i dimë të gjitha temat përfshirë edhe tregtinë”, ka vazhduar Haradinaj në konferencën për media.

Ai thotë se është dakord të hiqet taksa sikur të kishte një marrëveshje për njohje me Serbinë

“Me e heq takësn për një proces që jemi në paqartësi, nuk e shoh të logjikshme të bëhet”, është shprehur Kryeministri.

Ndërkaq pas takimit me delegacionin amerikanë ka pasur qëndrime të politikanëve që janë ndryshuar. Deri tash vetëm Haradinaj është shprehur qartësisht kundër heqjes së tarifës ndaj produkteve serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat