Vuçiq sot në Medvegjë, duke mos përmendur Preshevën dhe Bujanocin, tha se: Medvegja do të mbetet në Serbi!

Aktuale

Vuçiq sot në Medvegjë, duke mos përmendur Preshevën dhe Bujanocin, tha se: Medvegja do të mbetet në Serbi!

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 16:03
Nga vizita e Vuçiqit në Medvegjë

Medvegjë, 28 shkurt -Ashtu siç ishte paralajmëruar, në kuadër të fushatës “Ardhmëria e Serbisë”, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq qëndroi sot në Luginën e Preshevës iu cili u ndal pikërisht në Medvegjë, mua aty ku flitet së është “vija e kuqe” për Serbinë, njofton ekipi gazetarëve të agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” nga Medvegja

“Po dëgjoj tregime nga Prishtina, Medvegja dhe Sijarinska Spa, natyrisht, Serbia ishte dhe Serbia do të mbetet dhe do të jetë gjithmonë. Ne investojmë para të mëdha dhe investojmë në të ardhmen”, theksoi presidenti serb, tha sot presidenti serb Vuçiq ne Medvegjë.

Vuçiq vizitoi Luginën duke mos përmendur Preshevën dhe Bujanocin, tha se: Medvegja do të mbetet në Serbi!

Duke folur ai për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe “korrgjimin” e kufijve në vazhdim ai ka pohuar se “Medvegja mbetet e Serbisë, nuk do ta lëmë në duar të shqiptarëve” (“Medveđa ostaje u Srbiji, nece postai u ruke albanca!”), transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Titulli se “Medvegja do të mbetet në Serbia sot ka pushtuar mediat serbe, cka ka shkaktuar reagime në Serbi pse Vuçiq këtu nuk përmendi edhe Preshevën dhe Bujanocin?!

Duke komentuar situatën lidhur me çështjen e Kosovës ai ka thënë se drejtuesit në Prishtinë janë të papërgjegjshëm dhe jo racional dhe “kurrë nuk mund të dini çka pritet prej tyre “.

“Qëllimi ynë është paqja dhe përkujdesja ndaj popullit, prandaj shqetësohem për gjithë atë që shqiptarët janë të gatshëm ta bëjnë..” ka thënë Vuçiq.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat