Avdyli tregon pse Haradinaj po don ta largojë Amerikën nga Kosova: Ky trimi ...

Aktuale

Avdyli tregon pse Haradinaj po don ta largojë Amerikën nga Kosova: Ky trimi ...

Nga: A.ZH Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 18:37
Ramush Haradinaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, është treguar kritik ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai e ka akuzuar Haradinajn, se vetëm për të rritur numrin e deputetëve nga 10 në 15, po dëshiron të largojë Amerikën nga Kosova, përcjell Bota sot.

Deputeti këtë e ka quajtur “politikë të mahallave, ku akoma ka bajraktar”.

“Jo 100 milionë, por edhe miliarda do i kishte dhënë Serbia e Rusia, veq me largu Amerikën nga Kosova. E ky "trimi" ynë edhe Amerikën e largon nga Kosova, veq me dit që kryeneqësia e tij i rrit numrin e deputetëve të AAK-së nga 10 ne 15. Kjo është politika e mahallave ku akoma ka bajraktar që po mendojnë që kërthiza e botës fillon te livadhi vet”, ka shkruar Avdyli në një postim në Facebook.

Kujtojmë që Haradinaj, edhe pas takimit me delagacionin amerikan, nuk është tërhequr nga qëndrimi për taksën ndaj produkteve serbe, duke thënë se një gjë e tillë, do të ndodh vetëm kur Serbia do të njoh Pavarësinë e Kosovës./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat