Tjetër ide nga Daçiq: Propozon që Serbia të diskutojë me Shqipërinë, për marrëveshjen me Kosovën

Aktuale

Tjetër ide nga Daçiq: Propozon që Serbia të diskutojë me Shqipërinë, për marrëveshjen me Kosovën

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 19:12
Ivica Daçiç

Shefi i Diplomacisë serbe, Ivica Dacic, ka dhënë edhe një ide tjetër, për marrëveshjen me Kosovën, Sipas tij, nëse Serbia diskuton me Shqipërinë, mund ta zgjidhin situatën mes dy vendeve.

Siç shkruan Tanjug, Dacic ka thënë se Serbia bashkë me Shqipërinë mund të bëjnë kompromis, në një rrugë të qëndrueshme dhe të pranueshme.

“Serbia dhe Shqipëria mund ta zgjidhin problemin e Kosovës, si dhe sfidat e tjera me të cilat po përballen dy vendet, Këtë mund ta bëjnë përmes kompromisit në një rrugë të qëndrueshme dhe të pranueshme”, ka thënë ai.

Madje, Dacic ka thënë se marrëveshjet e Zyrës së Bashkëpunimit Rajonal Rajonal me bazë në Tiranë dhe Fondit të Ballkanit Perëndimor e Sekretariati i Përhershëm i Traktatit të Komunitetit të Transportit me bazë në Beograd, janë dëshmi e mbështetjes së ndërsjellë, në dobi të të dyja vendet dhe të gjithë rajonin.

E bazuar në këto, ministri i Jashtëm serb ka propozuar se Serbia e Shqipëria, bashkë mund ta zgjidhin edhe çështjen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat