Berisha: Vuçiq dhe Daçiq pa therrë në gojë po shpalosin të gjitha veprimet kundër Kosovës

Aktuale

Berisha: Vuçiq dhe Daçiq pa therrë në gojë po shpalosin të gjitha veprimet kundër Kosovës

Nga: Z.B Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 20:02
Anton Berisha

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, përmes një statusi në Facebook,ka shkruar se, Aleksanda Vuçiq dhe ministri i jashtëm Ivica Daçiq, shlirshëm dhe pa therrë në gojë po shpalosin të gjitha veprimet andi Kosovë, përcjell “Bota sot”.

Berisha ka shkruar, qëndrimi konsistent i qeverisë, që Serbia të kufizohet me veprimtaritë anti Kosovë si brenda shtetit tonë ashtu edhe në planin diplomatik ndërkombëtar, është e paalternativë.
Me partnerët ndërkombëtarë, miqtë tonë, duhet të jemi argumentues dhe kërkues, që t’I kërkohet Serbisë të respektojë rregullat dhe çeshtja të trajtohet proporcionalisht.

Ai  tutje ka shkruar se, në këtë situat Kosova duhet të bëj çmos për ta ruajtur të drejtën e vet, të shtetësisë së saj.

Postimi i  plotë:

Ne nje terren te pergatitur mire ne hapesiren shqiptare ku inferioriteti dhe mirekuptimi per Serbine eshte bere teme kryesore, presidenti Vucic dhe ministri i jashtem serb Dacic, shlirshem dhe pa therre ne goje po shpalosin te gjitha veprimet e tyre anti Kosove.
Ata, nenkuptueshem sqarojne refuzimet e tyre per te gjitha sugjerimet e partnereve nderkombetare ( e qe nenkuptueshem jane SHBA-te dhe shtetet e BE-se) per te ndikur ne krijimin e nje klime me afruese me Kosoven. Argumentet e tyre, jane argumente serbe dhe nuk brengosen se a jane pjese e marreveshjeve te arritura ne Bruksel, as nuk kane shqetesimin e. pales jokooperuese. Ne anen tjeter, sic tha Vucic, veprimet e pales kosovare e ne vecanti te kryeministrit Haradinaj jane anticivilizuese dhe te papergjeshme.
Eshte evidente se duo Vucic-Dacic i etabluar sipas skemes ruse, ka krijuar nje rrjet ndikues dhe shpreson qe formula e perqarjes brenda faktorit shqiptar do te jep efektet e duhura me qellimin tashme te ditur serb, defunksionalizimin e shtetit te Kosoves dhe duke e trajtuar si nje ‘zone’ konfliktuale, jofunksionale dhe qe me kohe do te zgjidhet nga Serbia konform kushtetutes se saj. Prandaj, Vucic thirret vazhdimisht ne kompromise te dyanshme, per t’u zgjidhur problemet ndermjet serbeve e shqipetareve; ketu as qe behet fjale per probleme ndermjet te dy shteteve.
Ne kete situate, Kosova duhet te bej çmos per ta ruajtur te drejten e vet, te shtetesise se saj, e bazuar ne vullnetin e popullit te vet dhe e konfirmuar me te drejten nderkombetare bazuar ne trajtimin e saj nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise.
Qendrimi konsistent i qeverise, qe Serbia te kufizohet me veprimtarite anti Kosove si brenda shtetit tone ashtu edhe ne planin diplomatik nderkombetar, eshte e paalternative. Me partneret nderkombetare, miqtë tone, duhet te jemi argumentues dhe kerkues, qe t’i kerkohet Serbise te respektoje rregullat dhe çeshtja te trajtohet proporcionalisht.
Tema e takses eshte nje nder çeshtjet teknike te ndodhura ne keto vite ndermjet Kosoves dhe Serbise dhe objektivisht eshte veshtire e kuptueshme te ndahet prej pikave tjerave qe jane te nderlidhura.
Ajo, dhe te gjitha temat aktuale duhet te trajtohen ne dialog, i cili ka kuptim nese respektohet shtetesia e Kosoves. Çdo qasje tjeter, qe nenkupton Serbine brenda Kosoves dhe agresion evident te duetit Vucic-Dacic, eshte kthim prape dhe i humb kuptimin shtetit te Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat