O’Connell: Nuk ka transparencë në dialog

Aktuale

O’Connell: Nuk ka transparencë në dialog

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 21:16
Ruairi O’Connell

Sipas tij, Kosova pret nga ndërkombëtarët shtrimin e parimeve në këtë proces. Ambasadori thotë se është Kosova ajo që duhet të propozojë vet qëndrimet për dialog.

“Kam parë mungesë të transparencës. Ne jemi të shqetësuar që është përmendur vazhdimisht ideja e ndryshimit të kufijve. Kjo është logjikë e të kaluarës që shtetet duhet të jenë pak a shumë etnikisht të pastra. Kjo nuk mund të jetë në përputhje me qasjen që kemi pasur deri më tash. Kjo është destabilizuese”, tha O'Connell në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

Thotë se një ide e tillë nuk përkrahet as në publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat