Vuçiqi thotë se në 2013 nuk lejuam Kosovën të pranohet në OKB edhe pse është kërcënuar...

Aktuale

Vuçiqi thotë se në 2013 nuk lejuam Kosovën të pranohet në OKB edhe pse është kërcënuar...

Nga: F. B. Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 21:18
Aleksander Lumezi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar në Leskovc se “Serbia në vitin 2013 kishte presione që të pranohet Kosovë në OKB por këtë nuk kam pranuar ndonëse me kanë kërcënuar me përfundim të karrierës politike" shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

Vuçiq pas vizitës në qarkun e Jabllanicisë ka theksuar se shumë “nga jashtë nuk e duan Serbinë e suksesshme".

"As ne nuk kemi pasur iluzione, por kur kanë parë se Serbia ka krijuar shumë borxhe dhe kur ishte në pyetje baroti, filloi të ngrit-et, të rritet ekonomikisht, të kemi suficit  tregtar me të gjitha vendet e Ballkanit, të ulim papunësinë menjëherë kanë nis sulme të koordinuara në vendin tonë", tha Vuçiq.

Nga ata që sot kritikohemi, Kosovën e pavarur e kanë njohur 85 vende, ndërsa prej që jemi ne në pushtet kemi 14 tërheqje të njohjes.

"Ne u themi shqiptarëve se duam paqe dhe kompromis, por nuk mund flitet për kompromis me vendosja të taksave nëse nuk ka formim të asociacionit. Ata çdo ditë thonë se jemi afër marrëveshjes, kur e di sa larg jemi pyes më e këndë po bisedojnë ata. Këto janë lojëra të tyre, nëse një ditë nuk ka marrëveshje do të thonë serbët janë fajtor", tha ai.

Duke theksuar se Beogradi ka përmbushur marrëveshjet e Brukselit ai shtoi “ nuk mund të lejojmë të na marrin të gjitha dhe të themi se jemi mirë ".

"Kjo nga udhëheqja e Serbisë nuk do ta presin", tha ai duke kujtuar se sivjet shënohet 20 vjet të bombardimit të NATO-së , do tregojmë dhimbjen për këtë dhe humbjen e 2 mijë qytetarëve.

Kryeministrja Ana Brnabiq lidhur me çështjen e Kosovës ka thënë se “për Kosovën dhe patriotizmin flasin njerëz si Jeremiç që me mos dijen e tij dhe ‘paaftësinë’ sollën deri aty që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vlerësoi se pavarësia e Kosovës nuk është kundër të drejtës ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat