Kryeziu: Për herë të parë SHBA, Gjermania e Franca nuk janë në një linjë për Kosovën

Aktuale

Kryeziu: Për herë të parë SHBA, Gjermania e Franca nuk janë në një linjë për Kosovën

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 21:50
Taulant Kryeziu

Taulant Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), ka thënë se nga Amerika vetëm John Bolton ka folur për korrigjimin e kufijve të Kosovës.

Kryeziu, në “Dossier D” ka thënë se duhet kujtuar se Bolton në median “Rusia Today” kishte deklaruar në vitin 2008 se SHBA nuk duhet të njohë Kosovën pa pëlqimin e Serbisë.

“Ky ka qenë qëndrimi i Boltonit në vitin 2008 dhe nuk besoj se qëndrimet e këtij zyrtari kanë ndryshuar. Skenari për kufijtë është i rrezikshëm por nuk besoj se është i mbështetur nga SHBA”, tha ai.

Njohësi i çështjeve politike ka thënë se ndryshimi i kufijve nuk është vetëm shqetësim i Kosovës por edhe i disa faktorëve ndërkombëtar si Gjermania apo Britania e Madhe.

“Për herë të parë Amerika, Gjermania e Franca nuk janë të unifikuar në raport me Kosovën dhe kjo është shumë dëmshme”.

Kryeziu ka thënë ka interesa të mëdha gjeostrategjike për Kosovën.

“Serbia e ka partneritetin e saj tradicional me Rusinë, ndërsa ne kemi SHBA-në si sponzorizuesin kryesor të shtetësisë së Kosovës. Le të shpresojmë që në Kosovë nuk do të thyhen shtizat e interesave ruso-amerikane në kuptimin e saj se kush-kujt do të ja kthej borxhin me Kosovën”, tha ndër të tjera Taulant Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat