E konfirmon Limaj: Amerikanët na thanë se mund t’i tërheqin trupat e tyre për shkak të taksës

Aktuale

E konfirmon Limaj: Amerikanët na thanë se mund t’i tërheqin trupat e tyre për shkak të taksës

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 21:58
Fatmir Limaj

Bashkëkryesuesi i delegacionit, Fatmir Limaj ka konfirmuar se delegacioni amerikan i udhëhequr nga John Earth dhe Brad Berkley ka kërcënuar Kosovën edhe më një sanksion të radhës, atë të tërheqjes së trupave amerikane nga kampi Bondstil.

”Ne ju kemi thënë se taksa nuk hiqet. Ata kanë thanë ok. Cka duhet ne me i këkru Serbisë për me heqë taksën. Edhe ata janë të gatshëm me cu një marrëveshje për largimin e taksës. Ne ju kemi bërë disa kërkesa.Serbia me ndal agresionin. Qarkullimi i lirë i qytetarëvee,, ndalja e agresionit, njohja etj. Pra sot u diskutua edhe largimi i trupave amerikane nga Kosova. Nuk mështë e thjesht, largojeni taksën edhe okej’’, tha Limaj në Zona B.

Burime të besueshme nga takimi që kanë zhvilluar dje delegacioni amerikan me liderët e shtetit dhe nga takimet që kanë vazhduar edhe sot, sot kanë bërë të ditur një detaj, i cili jep sinjalin e fundit që SHBA mund të vazhdojë me sanksione edhe më të mëdha – deri në mospërjashtimin e mundësisë së heqjes së bazës së Bondstilit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat