Krasniqi: Sot foli Amerika, doli një e vërtetë e madhe

Aktuale

Krasniqi: Sot foli Amerika, doli një e vërtetë e madhe

Nga: A.ZH Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 22:51
Agim Krasniqi

Ish-zëvendësminsitri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë se sot shteti amerikan ka folur për Kosovën.

Ai ka thënë se delegacioni amerikan, e ka thënë qartë se nuk ka asnjë asnjë marrëveshje të shkruar apo të pranuar nga Amerika lidhur me marrëveshjen e mundshme Serbi-Kosovë.

Sipas Krasniqit, gjendja aktuale e prodhuar nga politika e Kosovës, prish marrëdhëniet SHBA-Kosovë dhe sanksionet e filluara, vetëm sa do të rritet, përcjell Bota sot.

Krasniqi në postimin e tij në Facebook, ka theksuar se përfundimisht po shihet është se politikanët tanë janë të interesuar të qeverisin me Kosovën duke rrezikuar marrëdhëniet SHBA-Kosovë vetëm sa për të qenë në qeveri.

“Politikanët tanë nuk mund të fshihen e të thonë se ne jemi me SHBA –të, por që veprimet e tyre janë plotësisht kundër interesave dhe qëndrimeve amerikane”, ka shkruar ai.

Sipas tij, sot doli edhe një e vërtetë e madhe se keqpërdorusit e pasurisë dhe parasë publike në asnjë rast as politikisht nuk mund të drejtojnë politikat nacionale e më së paku të ndërtojnë marrëdhënie të mira politike me miqtë ndërkombëtarë.

Reagimi i plotë i Krasniqit:

Sot foli Amerika!

Më në fund sot për secilin duhet të jetë e qartë se shteti Amerikan foli për Kosovën. Delegacioni i sotëm amerikan përfaqëson politikën dhe sigurin nacionale amerikane. Nga delegacioni amerikan na u tha qartë se nuk ka asnjë marrëveshje të shkruar apo të pranuar nga Amerika lidhur me marrëveshjen e mundshme Serbi-Kosovë. Na u tha qartë se Kosova ka përkrahjen e SHBA-së, por që këtë përkrahje nuk mund ta ketë bllanko dhe në kundërshtim me interesat strategjike të SHBA-së. Na u tha qartë se ajo që po flitet e shkruhet për marrëveshjet e mundshme duke përfshirë edhe ndryshimin e kufijve është ide që e kanë lansuar politikanët lokal . Na u tha qartë se gjendja aktuale e prodhuar nga politika kosovare do të prish mardhënjet SHBA-Kosovë, sanksionet e filluara vetëm sa do të rriten. Përfundimisht duhet kuptuar se siguria nacionale po rrezikohet shumë.

Politikanët tanë nuk mund të fshihen e të thonë se ne jemi me SHBA –të, por që veprimet e tyre janë plotësisht kundër interesave dhe qëndrimeve amerikane.

Përfundimisht ajo që po shihet cdo ditë është se politikanët tanë janë të interesuar të qeverisin me Kosovën duke rrezikuar mardhënjet SHBA-Kosovë vetëm sa për të qenë në qeveri e për të vazhduar me keqëpërdor pasurin e posaqërisht paranë publike. Po ashtu po del një e vërtet e madhe se keqpërdorusit e pasurisë dhe parasë publike në asnjë rast as politikisht nuk mund të drejtojnë politikat nacionale e më së paku të ndërtojnë mardhënje të mira politike me miqët ndërkombëtare.

Pa Amerikën nuk do të kishte liri të Kosovës e as nuk do ketë zhvillim e forcim të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat