Lushaku do që taksën ta heqë Qeveria, por ta mbajnë qytetarët

Aktuale

Lushaku do që taksën ta heqë Qeveria, por ta mbajnë qytetarët

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 23:34
Jehona Lushaku Sadriu

“Secili shtet vepron me aq sa ka dijeni e fuqi, po pa i rrezikuar pozicionet e veta me interes”, ka thënë Lushaku.

Sipas saj, taksa s’duhet me qenë më tema kryesore.

“Ajo duhet të hiqet sepse rrethanat kanë ndryshuar. Ajo mund të mbahet nga ne qytetarët duke mos i blerë produktet serbe”, ka thënë Lushaku.

Lushaku ka thënë se këmbëngulësia duhet për ndërtimin e një uniteti e strategjie të përbashkët për ta ruajtur shtetin dhe kufijtë, për luftën kundër korrupsionit e për rend e ligj.

“E për plot gjëra të tjera që s’po ndodhin në Kosovë, si rezultat i mungesës së këmbëngulësisë atëherë kur duhet”, ka thënë ajo./Koha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat