Bajraj zbulon sikletin e Thaçit dhe ethet e “patriotëve” të PAN-it

Aktuale

Bajraj zbulon sikletin e Thaçit dhe ethet e “patriotëve” të PAN-it

Nga: A.ZH Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 23:39
Hashim Thaçi, Isa Mustafa

Veprimtari Fatmir Bajraj, ka komentuar takimin e mbrëmshëm të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa.

Bajraj ka kujtuar se si koalicioni i sotëm PAN me pakicat, kishin rrëzuar Mustafën nga posti i kryeministrit.

Por, sipas tij, në vend të Mustafës, ata zgjodhën Serbinë dhe Vuçiqin, përcjell Bota sot.

Bajraj ka thënë se “sponsori kryesori i PAN-it Hashim Thaçi”, tani është në siklet, ndaj sipas tij, ai ka takuar Mustafën.

Ai ka kritikuar ashpër ata që sulmuan Mustafën për vizitën e Thaçit, duke thënë u thënë të heshtin, pasi siç ka thënë Bajraj, LDK-ja nuk është parti e territ.

Bajraj në fund ka theksuar, se LDK-ja duhet të heq nga qeverisja “Qeverinë e pakicës”, në të cilën sipas tij, është hisedare edhe Vuçiqi dhe Beogradi.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Sikleti & ethet e "patriotëve" të PAN-it me shkije!

Janë n'ethe sot, t'gjithë ata të cilët "dje", ferkuan duartë kur koalicioni i territ, sherrit & tmerrit për Kosovën : PAN- i, i sotëm dhe ish VV-ja, bashkë me shkije & ...!, votuan mocionin për rrëximin e Qeverisë së drejtuar nga LDK-ja, përkatsisht nga Kryeministër akademik Isa Mustafa dhe quan vendin n'zgjedhje t'jashzakonshme në mënyrë që t'vije një Qeveri e "vendimëve t'mëdha" për vendin !

Dhe i'a dolën :

N'vend të LDK-së dhe Isa Mustafën, zgjodhën Serbinë dhe Vuqiqin, kaq ishte dallimi...!

Tani, sponzori kryesor i PAN-it me shkije, z.Hashim Thaqi - predsednik, është n'siklet, nuk p'o i dalin matematikat, dhe hygjym e n'LDK...?!

Juve, profesor, gazetarë, analista e banalista, që n'mediat tona "kredibile", sulmoni LDK-në, Kryetarin e LDK-së dhe ish Kryeminsitrin Mustafa, vetëm pse i ka shkue n'derë njeriu i juaj, predsednik Taqi, dhe frika e juaj se mos LDK-ja vije n'Qeveri dhe nxjerrë jashtë PAN-in me shkije, u them : heshtni !

LDK-ja, s‘është e territ & sherrit për Atdhe, e ju PO.

LDK-ja është partia ma e madhe n'vend ; me grupin m'a t'madh parlamnetar n'Kuvend dhe me numrim m'a t'madh t'Komunave që qeverisë, andaj si e tillë, ka t'drejtën dhe besimin e Sovranit që t'drejtoj e qeverisë fatët e vendit.

Për LDK-në, zgjidhje ideale janë zgjedhjët, por në një kontekst tjetër, drejtimi i një Qeverie tranzicioni & gjithëpërfshirëse, do ishte një e keqe ma e vogël, për t'larguar nga qeverisja një Qeveri t'pakicës dhe ilegjitime, hisedare e së cilës është Vuqiqi dhe Beogradi.

f.b

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat