Deputeti i AAK-së: S’ka konfirmim zyrtar se Amerika ka kërcënuar me largim të trupave

Aktuale

Deputeti i AAK-së: S’ka konfirmim zyrtar se Amerika ka kërcënuar me largim të trupave

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 23:44
Shkumbin Demaliaj

Gjatë ditë së sotme është raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë edhe kushte të reja për shefin e qeverisë kosovare, Ramush Haradinajn, për aq sa nuk e heq taksën ndaj prodhimeve serbe. Dy emisarët që erdhën në Prishtinë, bën me dije se mund të mbyllet edhe kampi Bondsteel, nëse nuk plotësohet kjo kërkesë e Washingtonit.

Deputeti i AAK'së, Shkumbin Demaliaj ka komentuar këto deklarata në DPT në T7. Ai ka thënë se deri më tash nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar për këtë kërkesë të Amerikës.

Ai ka thënë se as kryeministri Haradinaj e askush në AAK nuk ka folur për këtë.

“Nuk besoj që shkon kaq larg kërkesa e Amerikës. Deri tash askush nga drejtuesit e SHBA s’ka folur për një kërkesë të tillë. Ata nëse e kërkojnë këtë mund ta thonë vetë. S’ka nevojë që askush t’i përcjell këto fjalë”, ka thënë ai.

“Deklaratat që janë dhënë deri më tash janë të pabesueshme”.

Deputeti i AAK'së ka thënë se taksa nuk hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovë.

“Ne nuk kemi ndryshuar qëndrime. Pra taksa hiqet pasi Serbia ta njoh Kosovën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat