Ahmeti: Koalicioni qeveritar jofunksional, katastrofë nëse hiqet taksa tash

Aktuale

Ahmeti: Koalicioni qeveritar jofunksional, katastrofë nëse hiqet taksa tash

Më: 1 mars 2019 Në ora: 00:00
Bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti

Bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti, ka thënë se koalicioni qeverisës aktualisht është jofunksional ndërsa iu është referuar veprimeve të fundit për çështjen e vendimit të taksës ndaj mallrave serbe.

Ahmeti në Zona e Debatit, tha që kjo qeveri nuk po mban komunikim mes vete sa i përket këtij vendimi, derisa pohoi që edhe nëse kjo tarifë revokohet pa arritur kërkesat e deritashme do të ishte e rëndë për Kosovën.

”Koalicioni qeverisës është jofunksional”.

”Nuk është komunikim normal i një qeverie që i mbron interesat e shtetit. Po të ishin të gatshëm PDK të shkojnë në zgjedhje dhe partitë tjera, do të shkonin”.

”Ky është problem thelbësor. Taksa nuk është e vërtetë apo qëllim në vetvete. Taksa nuk është politikë, por nuk është përdorur si politikë ekonomike por si politikë e jashtme”.

”Nëse je politikan dhe je Qeveri e e përfaqëson dikë për mua është levë negociuese. Unë jam pro negociimit të taksës”.

”Ta largosh taksën pas gjithë këtij muhabeti e mos të fitosh asgjë prej saj është katastrofë – është ”qull”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat