Ish-agjenti i SHIK-ut: Thaçi, Veseli e Syla, ia lëshuan edhe një vrasës Gani Gecit, kësaj radhe një serb, ja emri

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut: Thaçi, Veseli e Syla, ia lëshuan edhe një vrasës Gani Gecit, kësaj radhe një serb, ja emri

Nga: N.Sh Më: 1 mars 2019 Në ora: 08:56
Hashim Thaçi dhe Gani Geci

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, TMK-së dhe ish-anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, e ka komentuar rastin e ish-deputetit të Kosovës, Gani Geci, të cilët i është caktuar një gjyqtar serb në rastin e vrasjes së Ruzhdi Shaqirit.

Miftari, thekson se, Hashim Thaçi, Azem Syla dhe Kadri Veseli i shkuan në shtëpi të Gani Gecit që të “laheshin” se nuk kishin dorë në tentim vrasjen e Gecit, dhe atentatet që janë ndërmarr kundër tij, ku edhe u vranë shokët e Gecit, Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati.

Miftari, tutje pohon se, pas kësaj, ata u munduan të lahen edhe për Komunikatën numër 59, e cila ishte kundër Gani Gecit, dhe menjëherë ia lëshuan një person që ta vrasin.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi, por, pas kësaj, Miftari thekson se, kur dështoi vrasësi dhe kur filloj të shfaqet Gjykata Speciale, e qe Geci mund të dëshmonte në këtë Gjykatë, Thaçi kërkoi fjale për Komunikatën, por ia lëshuan një vrasës tjetër pas Gani Gecit.

E ky sipas tij, është gjyqtari serb Radosllavin.

Lexojeni shkrimin e plotë të Naim Miftarit:

Besa e Gjarprit pas dështimit të killerit Ruzhdis vjen killeri tjetër Radoslav Markoviçi.!

I shkuan Gani Gecit te shpija dhe familjes të tyre (tri Amigosat) Hashim Thaçi, Azem Syla dhe Kadri Veseli, që ti "laheshin me pleq" se nuk kishin dorë në plagosjet dhe tentim vrasjet e pa numërta ndaj kësaj familje, ju lan se nuk kishin dorë në vrasjen e Besim Dajakut dhe Bekim Kastratit duke tentuar që fajin të ja hedhin dikujt tjetër një ish komandantit nga Drenica dikur shok i tre Amigosave.

I shkuan ti laheshin se nuk qëndrojnë ata tret prapa komunikatës numër 59 komunikatë që thirrke hapur për vrasjen e familjes Geci, dhe menjëherë pas kësaj lamje ja lëshuan pas vrasësin e tyre Ruzhdi Shaqirin që ta mbyllnin kapitullin e fundit me Gani Gecin.

Por kur vrasësi i tyre dështoj dhe u bë vet viktimë në tentim ta vriste Gani Gecin dhe kur filloj të dukej në horizont gjykata speciale e Hagës ku z. Geci mundte të dëshmonte në këtë gjykatë për shumë vajtje dhe peripecish e atentatesh që kishin përjetuar si familje institucionaliste atëherë Hashim Thaçi ndërroj lëkuren i kërkoj falje njëherë përmes sekserëve të vet nga Drenica por pastaj kërkoj edhe vet falje ata dy herë se kinse nuk kishte dorë në shkrurjen e komunikatës 59 duke i hidh tani fajet Banhofave Zvicerane ku njerëzit kinse të pa përgjigjshim kishin abuzuar me luftën e shenjt të UÇK, pasi e kreu këtë kërkim falje Gjarpri ja ngerceu prapë G_G një vrasës tjetër jo tani shqiptar po serb "vrasës" institucional kësaj radhe një gjyqtar serb Radosllavin e Markoviçave që do ta gjykoj "fer dhe i pa anshëm"! njërin nga luftëtarët e par të UÇK njërin nga bashkëluftëtarët e afërt të Adem Jasharit, njërin nga ata që dëmtoj dhe ju shkaktoj humbje në disa raste ushtrisë dhe policisë serbe gjatë luftës në Drenicë.

Tentim i hapur për ta kompremituar G_Gecin .!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat